Postuar nga: Erjola Azizolli

Reportazh 11 Jun 2019

Muzeu i vogël i hebrenjve të shpëtuar në Berat tërheq mijëra turistë të huaj

Mbi katër mijë vizitorë nga 41 shtete të botës kanë vizituar një muze të hapur vullnetarisht prej hulumtuesit Simon Vrusho, kushtuar historisë së hebrenjve në qytetin e Beratit. Njeriu që e ideoi dhe e realizoi muzeun ndërroi jetë pak muaj më parë, por e shoqja vazhdon të mbajë dyert hapur, duke u përballur me sfidat dhe pritur vizitorët.

Lajm 2 Jun 2019

Përplasja për buxhetin, bashkia Skrapar kërkon në gjykatë hetimin e ish-prefektit

Bashkia e Skraparit i ka kërkuar gjykatës të detyrojë prokurorinë të nisë procedim penal ndaj ish-prefektit Harila Dafa, për shpërdorim detyre, pas përplasjes për buxhetin e bashkisë në Këshillin Bashkiak. Prokuroria vendosi më herët të mosfillojë hetime.

Lajm 23 Apr 2019

Tekniku i gurores procedohet për aksidentin me pasojë vdekjen e fadromistit

Përgjegjësi teknik i një guroreje në malin e Tomorrit është proceduar penalisht pas vdekjes si pasojë e një aksidenti në punë të një fadromisti 36-vjeçar.

Lajm 16 Apr 2019

Banorët e Sheqit apelojnë vendimin e gjykatës për të lënë hapur fushën e mbetjeve

Banorë të fshatit Sheq në Fier dhe organizata “EDEN” apeluan një vendim të Gjykatës Administrative Vlorë për të lënë hapur fushën e depozitimit të mbetjeve në këtë fshat, të cilën e konsiderojnë të rrezikshme për jetën e tyre.

Lajm 7 Apr 2019

Grabitet gjatë natës një fasoneri në Berat

Dy persona të maskuar dyshohet se janë futur në mjediset e brendshme të një fasonerie në Berat dhe kanë marrë një shumë parash ende të pa përcaktuar nga policia.  

Analize 1 Mar 2019

Dhuna në familje, rritet numri i grave që kërkojnë urdhra mbrojtjeje

Gjatë vitit të fundit ka pasur një rritje të urdhrave të mbrojtjes të lëshuar nga gjykatat në qarkun e Fierit, tregues që dhuna ën familje mbetet një problem madhor i shoqërisë shqiptare.  

Reportazh 2 Feb 2019

Projekti i NATO-s ngjall shpresa për rikthimin e ‘krenarisë së humbur’ në Kuçovë

Banorët e Kuçovës shpresojnë se investimi i NATO-s për rihapjen e aeroportit ushtarak mund t’i rikthejë qytetit lavdinë e humbur si dhe të ofrojë më shumë punësim dhe zhvillim ekonomik.

Lajm 23 Jan 2019

Përplasje PS-LSI për buxhetin, kryebashkiaku i Skraparit padit prefektin

Kryebashkiaku i Skraparit, Nesim Spahiu dorëzoi në prokurori një padi ndaj prefektit të Beratit, të cilin e akuzon për shpërdorim detyre dhe mbledhje të paligjshme të Këshillit Bashkiak, pas një përplasjeje për buxhetin.

Analize 19 Dec 2018

Autoritetet e mjedisit përplasen me gjykatën në përpjekje për të ndaluar guroret në Tomorr

Zgjerimi i sipërfaqes së zonës së mbrojtur në  Tomorr duhej të ndalonte guroret, por përtej procedimeve penale nga policia, vendimet e Gjykatës Administrative në Vlorë u kanë dhënë deri tani të drejtë kompanive që shfrytëzojnë malin.

Lajm 23 Nov 2018

Gjykata e Beratit shpall fajtore mjeken për vdekjen e 3-vjeçares në spital

Mjekja pediatre, Shpresa Karkanjozi u dënua me 1 vit burg të konvertuar në shërbim prove për “mjekim të pakujdesshëm” në rastin e vajzës 3-vjeçare, që shkoi në spital me virozë dhe ndërroi jetë nga temperatura e lartë. Të dyja palët dolën të pakënaqura nga gjykata dhe paralajmëruan apel.

Më shumë