E palëkundur nga protestat, Bashkia e Tiranës mbetet e vendosur të ndërtojë një kënd lojërash për fëmijë tek Parku i Liqenit Artificial. Megjithatë, shumë kënde lojërash dhe hapësira ku luajnë fëmijët në Tiranë meritojnë gjithashtu vëmendjen e saj.
Objektivi i BIRN vizitoi disa lagje të Tiranës dhe zbuloi pamjet e mëposhtme që tregojnë se disa nga hapësirat e dedikuara për fëmijët në kryeqytet ose mungojnë ose janë të pamirëmbajtura, kanë dalë nga funksioni apo janë kthyer në parkingje makinash.
Një fushë basketbolli në një lagje në rrugën “Frederik Shiroka” kthyer në parkim makinash. Tiranë, 22 mars 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN.
Një park i braktisur lodrash në rrugën “Frostina Plaku”. Tiranë, 22 mars 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN.
Disa lodra të dala nga përdorimi në një park të vogël lodrash përgjatë rrugës “Sulejman Delvina”. Tiranë, 22 mars 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN.
Shilarëse të prishura të një parku të vogël lodrash mes pallatesh në rrugën “Vangjush Furrxhi”. Tiranë, 22 mars 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN.
Lodra të dala nga përdorimi në parkun e fëmijëve në zonën e Komunës së Parisit. Tiranë, 22 mars 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN.
Lodra të prishura te parku i fëmijëve përballë Presidencës. Tiranë, 22 mars 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN.
Disa fëmijë rrinë në stola në një lagje në rrugën “Ndre Mjeda”. Tiranë, 22 mars 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN.
Fëmijët luajnë asfalt në një lagje në rrugën “Nuçi Naçi”, ku mungon këndi i lojërave. Tiranë, 22 mars 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN.
Fëmijët luajnë në rrugë me biçikleta në një lagje të Tiranës në zonën e Selitës. Tiranë, 22 mars 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN.
Një hapësirë publike mes pallateve e privatizuar dhe kthyer në parkim privat përgjatë rrugës “Sandër Prosi”. Tiranë, 22 mars 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN.
Një parking privat mes pallateve në zonën e Komunës së Parisit. Tiranë, 22 mars 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN.
Një grua luan futboll me djalin në oborrin e asfaltuar përballë pallatit ku kanë parkuar makina. Tiranë, 22 mars 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN.
Fëmijët luajnë në parkun e lodrave të rrugës së Kavajës, ku mungon gjelbërimi. Tiranë, 22 mars 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN.
Fëmijë luajnë futboll në një fushë të pamirëmbajtur përgjatë rrugës “Sulejman Delvina”. Tiranë, 22 mars 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN.
Një fëmijë lëkundet në shilarëse në një park lodrash përgjatë rrugës së Kavajës. Tiranë, 22 mars 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN.