Me nënat që po vuajnë dënimin në burgje, qindra foshnja jetojnë në çerdhe brenda qendrave të izolimit dhe presin të shijojë jetën në liri pas shlyerjes së dënimit nga ana e prindit. Këto janë foto të jetës së përditshme të rritjes së fëmijëve nën kujdesin prindëror të të burgosurave amerikane.
Në këtë foto të 18 majit 2016, banorja më e re e Qendrës së Burgimit Decatur, foshnja Marissa, sheh të ëmën Katie Young, një e burgosur në Ilinois. Burgu në Decatur hapi një çerdhe në vitin 2007 dhe 73 nëna e 69 bebe kanë marrë pjesë. (AP Photo/Teresa Crawford)
Në këtë foto të 12 prillit, një radhë karrigesh qëndrojnë përgjatë murit në hollin e burgut Bedford Hills në Nju Jork. Ky burg ka vetëm një nga tetë çerdhet funksionale të burgjeve ku gratë jetojnë me foshnjat e tyre, nga mbi 100 burgje për gra në vend. (AP Photo/Julie Jacobson)
Në këtë foto të 12 prillit 2016, teksa mban vajzën Codylynn, Jennifer Dumas hap derën e dhomës së saj brenda çerdhes në burgun Bedford Hills në Nju Jork. (AP Photo/Julie Jacobson)
Në këtë foto të 12 prillit 2016, Jennifer Dumas i përgjigjet pyetjeve gjatë një intervistë ndërsa mban vajzën e saj, Codylynn, në një dhomë ku luajnë fëmijët në burgun Bedford Hills, Nju Jork. (AP Photo/Julie Jacobson)
Jeniffer Dumas luan me vajzën, Codylynn, në një dhomë ku luajnë fëmijët në burgun Bedford Hills, Nju Jork. (AP Photo/Julie Jacobson)
Jeniffer Dumas sheh jashtë një dritareje me vajzën, Codylynn, në burgun Bedford Hills, Nju Jork. (AP Photo/Julie Jacobson)