Një seri punësh artistike të rrugës po vënë në lojë liderët politikë në Kosovë duke tërhequr reagime të ndryshme nga publiku në një vend ku grafiti politik është një risi.
Pas një tubimi madhor të opozitës në fillim të këtij viti, një sur grafitish politikë janë shfaqur në rrugët e kryeqytetit të Kosovës, Prishtinë dhe në Pejë në perëndim.
Shumica ose të gjitha janë lyer përsipër, megjithatë disa u dënuan si seksiste ose ofenduese.
E para nga lloji i ri, në qendër të Prishtinës, portretizoi presidenten Atifete Jahjaga në një pozë provokuese, veshur me kapelë policie dhe të brendshme femrash, ku në dorë mbante një kuletë që i ngjante një bufi.
Grafiti mbante titullin lakonik “Më ndihmo Hikmet”, duke iu referuar një prej ndihmësve të saj, të cilëve presidentja i bërtiti me zemërim në një intervistë televizive që të shtyhej. Incidenti u bë hit në gazeta dhe seksionet gazmore të medias.
Institucionet publike dhe organet e shoqërisë civile, përfshirë organizatat e grave, e dënuan ashpër imazhin.
“Ne e konsiderojmë këtë akt seksit dhe misogjinist. Ky akt është ofendues dhe i papranueshëm për çdo qytetar të Republikës së Kosovës,” tha Rrjeti i Grave Kosovare.
Organizata më pas e leu përsipër, duke shkruar në të njëjtin mur: “Me presidenten” dhe “Kundër seksizmit”.
Grafiti famëkeq u shfaq të nesërmen në një tjetër mur, megjithatë u lye sërish përsipër.
Këtë herë, qeveria lëshoi një deklaratë për shtyp ku e quajti “një akt të kryer nga rrugeçërit”.
Kryetari i parlamentit, Kadri Veseli, ishte mes atyre që kritikoi grafitin e Jahjagës.
Më vonë, një grafiti i tij u shfaq në Prishtinë dhe Pejë, ku ai portretizohej me një fron mbretëror.
Zv.kryeministri Hashim Thaçi ishte shënjestra e ardhshme. Riprodhimi i tij në një mur të Qendrës Rinore të Pejës e shfaqte lakuriq, me muskuj të zhvilluar dhe një kobra te këmbët.
Gjatë luftës së viteve 1998-99, Thaçi njihej me emrin “gjarpri”, por grafiti kishte përshkrimin: “Aftifete ma lër mua”.
Nën një marrëveshje mes Partisë Demokratike të Kosovës të Thaçit dhe Ligës Demokratike të Kosovës, LDK të Isa Mustafës, Thaçi la vendin e kryeministrit për Mustafën me kushtin që ai të bëhej president pasi të mbaronte mandati i Jahjagës.
Një president i ri do të zgjidhet përpara marsit dhe të dy partitë kanë konfirmuar që Thaçi po e synon të post.
Nudoja e Thaçit në Pejë pati të njëjtin fat me të presidentes. Forumi rinor i PDK e leu me të zezë dhe i shtoi një buzëqeshje.
“Si qytetarë të Kosovës ndihemi të ofenduar nga grafiti të tillë që reflektojnë urrejtje. E kemi familje dhe fëmijë dhe këto imazhe janë të turpshme”, tha Berat Thaçi, një anëtar i lidershipit rinor të PDK për BIRN.
Kryeministri Mustafa ndërkohë iu bashkua punëve të grafitit të Thaçit dhe Veselit në Pejë nën diciturën “Bastardë të Palavdishëm”.
Policia po kërkon autorët e veprave grafiti me akuzat e dëmtimit të pronës publike.
Dëmtimi i pronës në Kosovë është një shkelje që ndëshkohet nga gjoba deri në burg, në varësi të specifikave.
Grafiti politik është relativisht i ri në Kosovë. Mbështetësit e Lëvizjes Vetëvendosje kanë përdorur punë të shkallës së vogël për të kundërshtuar marrëveshjet me Serbinë dhe Malin e Zi, ndërmjetësuar nga BE, por kjo duket se është fushata e parë e vërtetë e grafiteve në vend.
Njihuni me fajtorët
Ndërsa policia kërkon artistët guerilë për fyerje të liderëve të vendit, artisti pas veprës së Thaçit në Pejë foli për BIRN rreth synimeve të grupit.
Duke folur në kushte anonimiteti, ai tha: “Thaçi u prezantua në mënyrë ‘spektakolare’, pasi ai është në fakt ‘spektakolar’, me sytë nga presidenca dhe aftësitë si të gjarprit”.
Artisti i tha BIRN se fushata nuk ishte e orkestruar nga një person por punë e një grupi qytetarësh nga Peja.
“Jemi disa dhe kemi përgatitur grafitit tonë në Pejë,” tha ai, duke shpjeguar se ata kanë materiale që i përdorin në Pejë dhe Prishtinë.
“Jemi disa qytetarë që po shprehim kundërshtimin tonë rreth zhvillimeve më të fundit”, tha ai.
“Ne donim të thoshim se ka njerëz që duan të përfitojnë nga politika për të arritur qëllimet personale”, shtoi ai.
Ai tha se i njëjti grup kishte krijuar më parë grafiti të tjera, por ky ishte viti i parë i fushatës së organizuar.
Të gjitha punët e grafitit që grupi anonim i artistëve ka prodhuar janë ngjyrosur tashmë përsipër.
Por artisti i grafitit tha për BIRN se pavarësisht kësaj dhe ndjekjes nga policia, ata nuk do të ndalojnë t’i kërkojnë llogari elitës politike për vepra të tjera të papranueshme. “Varet nga ata, gjithnjë është varur nga ata”, tha ai.