Lideri maqedonas i shumëkritikuar nuk është i vetmi që në një situatë të keqe i është kthyer astrologjisë për këshilla. Shumë liderë botërorë e kanë bërë këtë përgjatë historisë, nga perandorët te Hitleri.
Maqedonasit po shkrihen së qeshuri rreth dëshpërimit të ish-kryeministrit të tyre që kërkoi frymëzim te yjet.
Sipas një përgjimi të rrjedhur së fundmi, teksa një stuhi politike mblidhet mbi kokën e Gruevskit, ky ka kërkuar ndihmën e një astrologeje e cila – jo çuditërisht – e paralajmëroi atë se ka shumë armiq.
A është ky lajm? Është e lehtë të përqeshësh një këshillë kaq të afërmendsh. Megjithatë, Gruevski është larg nga të qenët i vetmi lider i shumëkritikuar që kërkoi ndihmë nga yjësitë.
Më i besuari i Hitlerit, Rudolf Hess, ishte një astrolog amator i fiksuar, për këtë arsye duket se Fyhreri vetë pati një përshtypje rreth biznesit; ai urdhëroi Gestapon të mbledhë 600 astrologë gjermanë në luftë dhe i dërgoi ata në kampe përqendrimi.
Historia e liderëve të dëshpëruar që kërkojnë këshillë nga ata që supozohet se “lexojnë yjet” është thuajse po aq e vjetër sa vetë njeriu.
Dhjata e Vjetër i referohet astrologëve në Nebukadnetsar. Babilonasit, egjiptianët dhe më vonë grekët dhe romakët ishin të gjithë studiues të planetëve dhe lëvizjes së tyre.
Eksperienca e parashikimit astrologjik përjetoi një eklips pas rënies së Perandorisë Romake. Europianët e mesjetës së hershme e humbën aftësinë për të ndjekur lëvizjet e yjeve në hapësirë dhe në çdo rast, teologjia e tyre e krishterë priret të ndalojë spekulime të tilla, që shkojnë në kufi me herezinë.
Megjithatë, astrologjia u kthye më e fuqishme gjatë periudhës së Rilindjes, me shpikjen e teleskopit dhe observatorëve, dhe teksa mendjet u bënë më të lira dhe më aventuriere.
Matthias Corvinus, udhëheqësi i madh hungarez i Rilindjes, ishte i pasionuar me astrologjinë. Ai kërkoi që t’i pikturoheshin yje në tavanet e pallateve dhe ndërtoi një observator të madh në Buda, ku ngarkoi me punë astronomët më të mirë të Polonisë dhe Gjermanisë.
Perandori Habsburg Rudolfi, me nofkën “Alkimisti i Çmendur”, ishte një tjetër i pasionuar pas parashikimit të yjeve dhe e ktheu pallatin e tij mbretëror në Pragë në një magnet për magjistarët, astrologët dhe shkencëtarët nga e gjithë Europa.
Në Angli, Mbreta Elibazet I, e mësyrë nga konspiracionet katolike kundër fronit të saj protestant, iu kthye për këshillë astrologut të famshëm londinez, John Dee. Ai madje vuri edhe datën për kurorëzimin e saj.
Astrologjisë, që supozon se ka një lidhje direkte mes lëvizjes së yjeve dhe aktivitetit njerëzor në tokë, iu zbeh pëlqimi pasi doli në skenë një disiplinë më bashkëkohore siç është studimi i pastër i yjeve, astronomia. Këto kohë, astrologjia renditet si supersticion.
Pavarësisht kësaj, miliona njerëz janë ende shumë të interesuar në astrologji. Shumica e gazetare kanë një gjysmë faqe të përkushtuar te astrologjia, që shpesh është faqja më e lexuar në gazetë.
Lexuesit e vëzhgojnë atë për të zbuluar nëse javën e ardhshme do të kenë ndonjë fat në dashuri apo biznes.
Kur astrologu kryesor i medias në Britani, Jonathan Cainer – që vdiq këtë vit – kërcënoi se do të largohej nga Daily Mail në Britani në vitin 199, gazeta raportohet se i ofroi një milionë paundë për të qëndruar. Uebsajti i tij më vonë u vlerësua për 50 milionë paund.
Megjithatë, Cainer e kishte çuditërisht të qartë përse njerëzit i drejtoheshin atij, dhe yjeve, për këshilla.
“Lexon horoskopin kur partneri po ndahet prej teje, kur jeta jote familjare është dreqosur… sepse kur je i dëshpëruar, je i gatshëm të shohësh kudo,” tha ai. Gruevski mbaj shënime.