Ndërsa e ardhmja mbart të panjohura të mëdha për punët që do të dalin nga kërkesa, ne kemi në dorë zhvillimin e sistemeve arsimore që do të përgatisin brezat me aftësitë e nevojshme dhe duhet ta bëjmë këtë përmes përshtatjes në shkallë kombëtare të lëndeve që mësohen në shkolla.
Automatizimi dhe globalizimi po e riformësojnë ekonominë botërore. Brenda katër viteve të ardhshme, më shumë se 5 milionë vende pune pritet të humbasin prej robotëve.
Por cilat aftësi duhet të keni për t’u përballur me të papriturën? Dhe si duhet të përgatisim fëmijët në shkollë për profesionet që nuk ekzistojnë ende?
Punëdhënësit po riorganizojnë strategjitë e tyre të rekrutimit. Me shtimin e ekonomisë së të punësuarve individualë, karrierës bazuar te portofolet dhe punësimit hibrid, bizneset kërkojnë punonjës që kombinojnë mprehtësinë mendore me kreativitetin, bashkëpunimin me aftësitë e mira të komunikimit, njerëz që mund të sjellin risi dhe që zgjidhin probleme komplekse. Akoma rreth 60 për qind e bizneseve në botë thonë se nuk mund të gjejnë kandidatë që kanë këto aftësi.
Vendet e zhvilluara po kthehen gradualisht në modele arsimimi që kultivojnë aftësitë si kreativiteti dhe kurajo – por ata ende kanë probleme me hendekun e aftësive. Ekonomitë në zhvillim, nga ana tjetër, përballen me sfida më të mëdha. Normat e larta të braktisjes së shkollës, fondet e pamjaftueshme, një mungesë e aksesit dhe përfshirjes dhe mungesa e mësuesve vazhdojnë të pengojnë procesin.
Njëkohësisht, aftësitë e nevojshme për të mbajtur një punë në shekullin 21 janë një aset thelbësor për çdo individ që po rritet në këto vende. Sipas një raporti të Institutit Global McKinsey, ekonomitë e Azisë Jugore dhe Afrikës do të furnizojnë rreth 60 për qind të punëtorëve të rinj të botës deri në vitin 2030. Por nëse trendet aktuale të arsimimit vazhdojnë, forca globale e punës do të përmbajë të paktën një miliardë punonjës që nuk kanë arsim të mesëm.
Ky grafik tregon se si rritja e ekonomive në zhvillim do të kalojë rritjen në vendet e zhvilluara gjatë dekadës së ardhshme.
Përmbysja
Edukuesit dhe sipërmarrësit socialë nga Kolombia në Kamboxhia janë në një mision për të kthyer punët që paguhen pak në qendra të talentit global.
Në fakt, tregjet në zhvillim po kthehen në terrene pjellore të inovacionit në arsim. Ngadalë dhe në mënyrë kreative, partneritetet mes sektorëve publikë dhe privatë po hartojnë kurrikulume të reja që përputhen me nevojat e të rinjve për biznes. Ja disa shembuj të krijimit të iniciativave të mësimit që po bëjnë një ndryshim:
- Escuela Nueva, ose “shkolla e re”, në Kolombia, i vë interesat dhe nevojat e studentëve në zemër të procesit të mësimit, inkurajon të rinjtë të mësojnë nga njëri-tjetri dhe të punojnë së bashku mbi sfidat globale dhe lokale si riciklimi dhe kujdesi për të moshuarit.
- Ndërkohë, në Ugandë, Educate!punon me shkollat e mesme për të ndihmuar të rinjtë të ndërtojnë rrugët e karrierës së tyre. Leksionet në sipërmarrje dhe lidership, kombinuar me trajnim praktik, i ofrojnë studentëve një eksperiencë të punës në botën reale.
- Martin Burt, bashkëthemelues i Teach a Man to Fish, me projekte në Ruandë, Nikaragua dhe tregje të tjera në zhvillim, ka krijuar “mësimin duke vepruar dhe fituar qasje”, që ndihmon studentët të fitojnë aftësi të projektimit, marketingut dhe menaxhimit dhe të drejtojnë sipërmarrje të vogla dhe të zhvillojnë aftësitë e nevojshme për tregun lokal.
Secili është projektuar për t’iu përgjigjur një nevoje në veçanti dhe funksioni në kontekst specifik kombëtar – por gjithsesi kanë shumë të përbashkëta. Ata i kushtojnë rëndësi asaj për të cilën studentët kanë interes, çfarë ka rëndësi për ta. Ata i bëjnë studentët të punojnë në projekte dhe sfida lokale. Mësuesit janë udhëzues dhe mentorë. Testet janë rreth vlerësimit dhe jo matjes.
Hendeku global i aftësive nuk do të ngushtohet pa pjesëmarrjen e grave. Por vlerat e shoqërisë dhe traditat e patundura kulturore të disa shoqërive e bëjnë të vështirë, jo vetëm për të lejuar vajzat të kenë akses në shkollë, por edhe për t’i pajisur ato me aftësitë e duhura për t’u përballur me të ardhmen.
Fushata për Arsimin Femëror në vende afrikane si Gana, Tanzani dhe Zimbabve, Arsimoni Vajzat në Indi dhe Instituti Afgan i Mësimit kanë miratuar qasje të nxitura nga komuniteti ndaj problemeve të arsimit të vajzave dhe martesave në vegjëli. Këto iniciativave shkojnë përtej udhëzimeve në librat shkollorë për të rritur ndërgjegjësimin, për të ndryshuar mentalitete, për të përmirësuar cilësinë e arsimit dhe infrastrukturën duke çuar më shumë vajza në shkollë.
Sfidat që sistemi arsimor ka përballë në tregjet në zhvillim janë të pafundme – por lajmi i mirë është se ndryshimi ka filluar.