Kulmi i armiqësisë dhe grindjeve brenda Europës mund t’i duken të huajve si rezultati i pashmangshëm i lojës që u luajt mes Greqisë dhe kreditorëve të saj. Por në fakt, udhëheqësit e Europës po zbulojnë më në fund natyrën e vërtetë të mosmarrëveshjeve mbi borxhet dhe përgjigjja nuk ëstë e këndshme.
Kulmi i armiqësisë dhe grindjeve brenda Europës mund t’i duken të huajve si rezultati i pashmangshëm i lojës që u luajt mes Greqisë dhe kreditorëve të saj. Por në fakt, udhëheqësit e Europës po zbulojnë më në fund natyrën e vërtetë të mosmarrëveshjeve mbi borxhet dhe përgjigjja nuk ëstë e këndshme: është mbi pushtetin dhe demokracinë më shumë se sa për paratë dhe ekonomiksin.
Natyrisht, ekonomiksi par programit që “trojka” (Komisioni Europian, Banka Qendrore Europiane dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar) ia ngeci Greqisë pesë vjet më parë ka qenë për faqe të zezë, duke sjellë rënie me 25 për qind të prodhimit të brendshëm bruto të vendit. Nuk mendoj se ka pasur ndonjë herë ndonjë depresion të tillë kaq të qëllimtë dhe me pasoja kaq katastrofike: norma e papunësisë së të rinjve të Greqisë, për shembull, tashmë është më shumë se 60 për qind.
Është alarmues fakti që trojka ka refuzuar deri tani të pranojë çfarëdoloj përgjegjësie mbi këtë ose të pranojë se sa keq ishin modelet e parashikimeve të veta. Por ajo që është edhe më habitëse është që udhëheqësit e Europës nuk kanë mësuar asgjë. Troka sërish po i kërkon Greqisë që të realizojë një surplus primar buxhetor (me përjashtim të pagesave të interesave të borxhit) prej 3.5 për qind të PBB-së duke filluar nga viti 2018.
Ekonomistët nga e gjithë bota kanë dënuar këtë objektiv si ndëshkues, për shkak se një masë e tillë do të sjellë në mënyrë të pashmangshme rënie të mëtejshme ekonomike. Për më tepër, edhe nëse borxhi i Greqisë ristrukturohet përtej çdo imagjinate, ky vend do të vijojë të jetë në depresion nëse votuesit atje pranojnë objektivin e vënë nga trojka në referendumin që do të zhvillohet këtë javë.
Në kuptimin e transformimit të një deficiti të madh primar në një suficit primar, shumë pak vende kanë realizuar ndonjë gjë të ngjashme me atë që Greqia ka arritur përgjatë pesë viteve të fundit. Dhe, megjithëse kostoja në termat e vuajtjeve njerëzore ka qenë jashtëzakonisht e lartë, propozimi i fundit i qeverisë së Greqisë premtonte plotësimin e një pjese të konsiderueshme të kërkesave të kreditorëve.
Ne duhet të jemi të qartë: pothuajse asgjë nga sasia e stërmadhe e parave që i është dhënë hua Greqisë nuk ka shkuar realisht atje. Ajo ka shkuar për të paguar kreditorët e sektorit privat – përfshirë bankat gjermane dhe franceze. Greqia ka marrë vetëm një qindarkë por ka paguar një çmim tepër të lartë për të ruajtur gjendjen financiare të sistemeve bankare të këtyre vendeve. FMN dhe kreditorët e tjerë “zyrtarë” nuk kanë nevojë për paratë që po u kërkohen. Nën një skenar të “biznesit si zakonisht”, paratë e marra do të dalin pothuajse tërësisht nga Greqia menjëherë.
Por sërish çështja nuk ka të bëjë me paratë. Ka të bëjë me “afatet kohore” për ta detyruar Greqinë të gjunjëzohet dhe të pranojë të papranueshmen – jo vetëm masat e kursimeve, por edhe politika të tjera regresive dhe ndëshkuese.
Por pse Europa e dëshiron këtë? Pse udhëheqësit e Bashkimit Europian po rezistojnë ndaj referendumit dhe po refuzojnë madje dhe të shtyjnë për pak ditë afatin e 30 qershorit për pagesën e rradhës së Greqisë te FMN? A nuk është Europa një institucion i ndërtuar për demokracinë?
Në janar, qytetarët e Greqisë votuan për një qeveri që premtoi fund të masave të kursimit. Nëse qeveria thjeshtë po plotësonte premtimet e veta elektorale, ajo sakaq do të kishte hedhur poshtë propozimin. Por ajo dëshi t’i jepte grekëve një shans për të dhënë opinionin e tyre mbi këtë çështje, kaq kritike për të ardhmen dhe mirëqënien e vendit të tyre.
Ky shqetësim për legjitimitet popullor është i papranueshëm për politikën e eurozonës, e cila nuk ka qenë kurrë një projekt demokratik. Shumica e qeverive anëtare nuk kërkuan miratimin e popullit kur vendosën të dorëzojnë sovranitetin e tyre monetar te BQE. Kur Suedia veproi në këtë mënyrë, suedezët thanë jo. Ata e kuptuan se papunësia mund të rritej në rast se politika monetare e një vendi përcaktohej nga një bankë qëndrore që qe fiksuar vetëm të ruajtja e inflacionit (dhe që do të kishte gjithashtu vëmendje të paktë ndaj stabilitetit financiar). Ekonomia do të vuante për shkak se modeli ekonomik pas krijimit të Eurozonës qe krijuar në marrëdhëniet e pushtetit që disavantazhonin punëtorët.
Dhe, natyrisht, ajo që po shohim tani, 16 vjet pasi eurozona i institucionalizoi këto marrëdhënie, ajo është antiteza e demokracisë: Shumë udhëheqës europianë dëshirojnë të shohin rënien e qeverisë së majtë të kryeministrit Alexis Tsipras. Në fund të fundit, është jashtëzakonist e paleverdishme të kesh në Greqi një qeveri që është kaq shumë kundër atyre politikave që kanë bërë kaq shumë për të rritur pabarazinë në kaq shumë vende të përparuara dhe që është kaq e angazhuar për të shkurtuar fuqinë e shpenguar të pasurisë. Ata duket se besojnë se mund të rrëzojnë qeverinë e Greqisë duke e sfiduar atë të pranojë një marrëveshje që bie ndesh me mandatin e kësaj qeverie.
Është e vështirë të këshillosh grekët se si duhet të votojnë më 5 korrik. Asnjë nga alternativat – as miratimi dhe as refuzimi i kushteve të trojkës – nuk do të jetë e lehtë dhe që të dyja mbartin rreziqe të stërmëdha. Një votë Po! mënkupton depresion pothuajse pa mbarim. Ndoshta një vend i zbrazur – një vend që ka shitur të gjitha asetet e veta, të rinjtë më të mençur të të cilit kanë emigruar – mund të sjellë në fund falje të borxheve; ndoshta, pasi Greqia të bjerë në nivelin e një vendi me të ardhura të mesme, ajo mund të jetë më në fund në gjendje të përfitojë nga programet e ndihmës së Bankës Botërore. E gjitha kjo mund të ndodhë në dekadën e ardhëshme ose ndoshta në dekadën pas saj.
Nga ana tjetër, një votë jo mund të hapë së paku mundësinë që Greqia, me traditën e vet të fuqishme demokratike, të marrë fatin në duart e veta. Grekët mund të përfitojnë mundësinë për të formuar një të ardhme që, ndoshta jo aq me mirëqënie sa e shkuara, por që është shumë më shpresëdhënëse se sa tortura e paarsyeshme e së tashmes.
Unë e di se si do të votoja.
Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2015. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. Europe’s Attack on Greek Democracy
Be-ja nuk po cenon demokracine greke. Greqia duhet te dale qe te rimekemebt por problemi i krijimit te nje monedhe te re merr vite stabilizimi ne treg, shkaku pse greket duan te rrine ne eurozone. Nga ana tjeter eurozona i kerkon borxhin. Qeveria greke mund te vepronte si Islanda duke burgosur bankieret qe kane vepruar keq dhe politikanet qe kane vjedhur fondet dhe abuzuar me detyren e tyre. Asnjeren nuk e bene dmth nuk aplikoj demokracine. Kshu qe nuk ndaj fare te njejtin mendim me gazetarin e reporter qe kishte ket ide publikimi as me J E Stiglitz.