Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Tema kryesore
  • Gjyqtare
  • Kolegji i Posaçëm i Apelimit
  • Prokurore
  • KPK
  • Gjykata e Apelit Tiranë
  • Mjedisi
Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
Reporter.al
Fillimi Page Positions Artikull kryesor !

‘Plagjiatura në VNM’ shpëton Vjosën në Gjykatën Administrative

Vladimir KarajNgaVladimir Karaj
17:54 | 28/05/2021
Në Artikull kryesor !, Lajme, Mjedisi, Në Fokus
Kohe leximi: 4 minuta
A A
0
Mjedisorët kanë dyshime nëse premtimi i Ramës për Vjosën është real

Pamje nga Vjosa. Foto kortezi: Gregor Subic

Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata Administrative rrëzoi një padi nga AYEN-ALB sh.a kundër Ministrisë së Mjedisit, në të cilin kërkohej shfuqizimi i deklaratës mjedisore negative, që rrëzon në tërësi koncesionin për ndërtimin e  hidrocentralit të Kalivaçit.

Pamje nga Vjosa. Foto kortezi: Gregor Subic

Gjykata Administrative e Tiranës rrëzoi  të premten një padi nga AYEN-ALB SH.A kundër Ministrisë së Mjedisit, në të cilin kërkohej shfuqizimi i deklaratës mjedisore negative që rrëzon në tërësi koncesionin për ndërtimin e hidrocentralit të Kalivaçit.

Kompania Ayen-Alb, një bashkim i kompanisë turke Ayen me 92 për qind të aksioneve dhe asaj shqiptare Fusha, mori miratim nga qeveria në vitin 2017 për të ndërtuar me koncesion HEC-in e Kalivaçit. Më herët, një koncesion i dhënë në fund të viteve 90’  për të njëjtin HEC për kompaninë e drejtuar nga Francesco Bechetti dështoi dhe shteti shqiptar dhe biznesmeni italian janë prej vitesh në procese gjyqësore dhe arbitrazh.

Por ndërsa koncesioni i parë që mbeti në letër pati kaluar pa kundërshtime, njoftimi i koncesionit të dytë në një kohë kur qindra shkencëtarë nga gjithë bota dhe dhjetëra organizata mjedisore kërkonin mbrojtjen e Vjosës, si lumë me vlera të veçanta mjedisore, hasi në kundërshtime të zëshme publike.

Dokumentet gjyqësore, padia e kompanisë dhe qëndrimet përfundimtarëve të organizatave ambjentaliste, tregojnë se koncesioni i dytë u bllokua në fazën e miratimit të Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis dhe Social, VNMS.

Agjencia Kombëtare e Mjedisit dhe Ministria e Mjedisit që duhej të miratonin dokumentin kanë marrë vendim për të mos e miratuar atë, duke cilësuar të paplotë dhe lëshuar një deklaratë negative. Sipas dokumenteve që BIRN ka, ministria pretendon se në VNMS nuk ishin përmbushur sugjerimet e bëra prej saj dhe as detyrimet ligjore të konsultimeve të saj me publikun.

“Gjendja natyrore dhe vlerat e biodiversitetit të lumit Vjosa, janë ndër më të lartat në Ballkan, ku gjenden qindra gjallesa të reja, dy prej të cilave të panjohura më parë për shkencën. Zona ofron habitate tokësore dhe ujore për lloje shpendësh, gjitarësh, peshqish shtegtarë të kërcënuar. Zbatimi i projektit ndikon negativisht në të gjithë ekosistemin e veçantë të zonës, duke kërcënuar deri në zhdukje këto gjallesa”, thuhet në deklaratën negative të Ministrisë së Mjedisit.

Pas kësaj Ayen-Alb i është drejtuar Gjykatës Administrative me padi kundër ministrisë së Mjedisit. Padia synon rrëzimi e deklaratës negative që praktikisht bllokon punën për HEC. Kompania pretendon se “lëshimi i kësaj deklarate mjedisore në cilësinë “negative” është një akt i pajustifikuar dhe i pambështetur në ligj”.

Në dokumentet e padisë, kompania pretendon ndër të tjera se VNMS e propozuar prej saj u jepte zgjidhje problemeve të ngritura në deklaratën negative dhe se biodiversiteti do të mbrohej përmes masave zbutëse që minimizonin ndikimin. “Në këtë mënyrë, ndikimet e mbetura pas marrjes së masave zbutëse do të menaxhohen dhe zbuten nëpërmjet këtij plani”, thuhet në padi.

Por organizatat EcoAlbania; EuroNatur; Riverwatch dhe 39 banorë të zonës që u bënë pjesë e padisë si ndërhyrës dytësorë përgënjeshtruan pretendimet e kompanisë. Në parashtrimet e tyre, organizatat i bënë me dije gjykatës se VNM-ja ishte bazuar në një pjesë të madhe në studimet e kryera prej një grupi shkencëtarësh që prej vitesh protestojnë kundër digave në Vjosë.

“Pra, të njëjtat të dhëna, të marra nga studimet e kryera prej shkencëtarëve europianë (promovuar dhe mbështetur nga Riverwatch, EcoAlbania, Euro Natur etj), që kanë konkluduar për të ndaluar digat mbi rrjedhën qëndrore të Vjosës, janë përdorur në Raportin e Thelluar të VNMS në mënyrë selektive e të cunguar për të sugjeruar të kundërtën,” thuhet në parashtrime.

Sipas parashtrimeve të ndërhyrësve, rreth 80 për qind e kapitujve të VNM-së kanë përdorur përmbledhjen e studimeve për lumin Vjosa, Acta ZooBot Austria Nr. 155/1, viti 2018 dhe se vetë përpiluesit e VNM-së kanë përdorur si referenca shkencore “publikimet shkencore të ekipit të shkencëtarëve shqiptarë dhe të huaj që janë bërë pjesë e fushatës “Vjosa pa diga”.

Në parashtrime ata thonë se të dhënat e marra prej studimeve të tyre pa leje, shpeshherë të kopjuara fjalë për fjalë, janë nxjerrë nga konteksti dhe janë shtrembëruar për të paraqitur të kundërtën e asaj që ata dokumentojnë.

Vendimi i gjykatës megjithatë ka ngjallur shpresë se projekti mund të ndalohet dhe Vjosa mund të fitojë statusin e parkut kombëtar. Në një reagim, EcoAlbania e cilësoi vendimin e gjykatës si mesazh për qeverinë.

“Përshëndesim vendimin e gjykatës dhe mendojmë se ky është një tjetër mesazh i dhënë për qeverinë që duhet të heqë dorë në mënyrë përfundimtare nga ndërtimi i hidrocentraleve dhe të shpallë sa më parë gjithë luginën e Vjosës Park Kombëtar,” tha Olsi Nika, nga EcoAlbania.

Ulrich Eichelmann, drejtues i Riverwatch, shkroi në Twitter se vendimi do të thoshte që “projekti i digës së Kalivaçit ka vdekur dhe Vjosa është e sigurt”.

 

Etiketa: Gjykata Administrative
Tjetri
Aksident në galeritë e Albchrome, humb jetën minatori 35-vjeçar

Aksident në galeritë e Albchrome, humb jetën minatori 35-vjeçar

Më të lexuarat

Mjedisorët kanë dyshime nëse premtimi i Ramës për Vjosën është real

‘Plagjiatura në VNM’ shpëton Vjosën në Gjykatën Administrative

17:54 | 28/05/2021
Manipulimet moderne të historisë dhe vazhdimësia e tyre ende sot: dy raste nga Durrësi

Manipulimet moderne të historisë dhe vazhdimësia e tyre ende sot: dy raste nga Durrësi

19:43 | 11/08/2022
KPA pranon provat e Fatri Islamajt dhe mbyll hetimin gjyqësor

KPA u nda në tre qëndrime për gjyqtarin Fatri Islamaj

17:21 | 13/08/2022

Qeveria fshehu për dy vjet zgjatjen e afatit për rrugën e Arbrit

18:43 | 11/08/2022
Udhëtarët nga Kosova mbajnë gjallë aeroportin e Kukësit

Udhëtarët nga Kosova mbajnë gjallë aeroportin e Kukësit

16:32 | 12/08/2022
Qeveria urdhëron mosregjistrimin e pronave që pengojnë “investitorët strategjikë”

Qeveria e shet falë tokën në bregdet për hotelet e ‘oligarkëve’

14:44 | 10/08/2022
  • Analiza
  • Blog
  • Intervista
  • Investigime
  • Lajme
  • Opinion
  • Rajoni
  • Reportazhe
  • Vendi
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Pyetje të shpeshta
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2021 Reporter.al - BIRN
Dev by Aplikacione.com

Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog

© 2022 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.