Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Tema kryesore
  • Gjyqtare
  • Kolegji i Posaçëm i Apelimit
  • Prokurore
  • KPK
  • Gjykata e Apelit Tiranë
  • Mjedisi
Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
Reporter.al
Fillimi Lajme

Sondazhi: Gjyqësori vazhdon të kryesojë listën e korrupsionit

Sondazhi ‘Besimi në qeverisje’ për vitin 2021 tregon se shumica e shqiptarëve ndjehen të pasigurtë në Shqipëri, ndërsa vlerësojnë se korrupsioni i nivelit të lartë vazhdon të jetë i gjithëpërhapur dhe se gjyqësori mbetet ende sistemi më i korruptuar.

Nensi BogdaniNgaNensi Bogdani
18:15 | 20/09/2022
Në Lajme
0

Një punëtore, duke pastruar gjatë Analizës Vjetore te Drejtesisë në Shqiperi 2015, me teme "Reforma ne Drejtesi, Sfida e te Sotmes, Garancia e se Ardhmes", ne Pallatin e Kongreseve. /r/n/r/nA worker, during the Annual analysis of Reform in Justice in Albania in 2015, at Congresses Palace.

Share on FacebookShare on Twitter

Një sondazh i publikuar nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim, IDM, i titulluar “Besimi në Qeverisje” për vitin 2021 tregon se shumica e shqiptarëve ndjehen të pasigurtë në jetën e tyre të përditshme, ndërsa 41% e të anketuarve dëshirojnë të largohen nga vendi.

Arsyet kryesore të ndjenjës së pasigurisë, sipas sondazhit, janë kriminaliteti, padrejtësia, niveli i papunësisë, problemet me shëndetin si dhe fatkeqësitë natyrore.

Sondazhi i opinionit publik ‘Besimi në qeverisje’ është një ushtrim i përvitshëm që përdoret për të matur besimin e qytetarëve tek institucionet publike; si dhe çështje të tilla si transparenca dhe llogaridhënia institucionale; përhapja e korrupsionit në institucionet shtetërore; niveli i angazhimit të qytetarëve në politikëbërje; kënaqshmëria me ofrimin e shërbimeve publike dhe zbatimi i ligjeve dhe politikave jodiskriminuese.

Sondazhi është realizuar gjatë periudhës kohore 6-21 nëntor 2021 dhe është fokusuar në pjesmarrës nga 61 bashki të Shqipërisë.

Korrupsioni mbetet një ndër problemet madhore të Shqipërisë, ndërkohë që besimi i qytetarëve shqiptarë tek institucionet e ndjekjes penale vazhdon të mbetet i ulët.

“83.1% e shqiptarëve e perceptojnë korrupsionin e nivelit të ulët si të përhapur ose shumë të përhapur, ndërkohë që 83.7% e perceptojnë korrupsionin e madh apo të nivelit të lartë me një përhapje të tillë,” thuhet në raport.

Pesë institucionet që u renditën si më të korruptuarat në 2021 ishin gjyqësori, ndjekur nga institucionet e kujdesit shëndetësor, administrata publike, institucionet vendore dhe policia.

Lidhur me këtë fenomen duket se pjesa më e madhe e të anketuarve nuk kanë besim tek ndëshkimi apo ndjekja penale e korrupsionit prej organeve ligjzbatuese.

“68.4% e qytetarëve nuk kishin besim te ndjekja penale e rasteve të korrupsionit të nivelit të lartë, ndërkohë që 59.3% nuk kishin besim në ndjekjen efektive penale të rasteve të korrupsionit të nivelit të ulët,” shtohet më tej.

Mungesa e transparencës është gjithashtu një nga problemet shqetësuese.

“Më shumë se gjysma e të anketuarve i konsiderojnë qeverinë qendrore (57.4%) dhe bashkitë (58.2%) si jo transparente,” tregojnë rezultatet e sondazhit.

Nga ana tjetër, qytetarët e anketuar shprehen më besimplotë tek organizatat ndërkombëtare në Shqipëri, sesa tek vetë institucionet vendase. Përkatësisht, 77% e të anketuarve besojnë se organizatat ndërkombëtare i kërkojnë llogari qeverisë më tepër se sa institucionet vendase.

“Organizatat si NATO (73.2%), OKB (71.4%), dhe BE (71.3%) e ruajtën renditjen e tyre si institucionet më të besuara në Shqipëri,” shtohet në raport.

Shumica e të anketuarve (72.2%) raportuan se nuk kanë mjaftueshëm mundësi për të marrë pjesë në procesin e vendimmarrjes së institucioneve publike, por ata shohin si më efikasë për nxitjen e llogaridhënies në vend institucionin e KLSH-së, ndjekur nga Parlamenti dhe media.

 

Etiketa: Besimi ne qeverisjeKorrupsioniSistemi gjyqesor
Pas

“Deklarimet e mia janë në unitet”: Entela Shedula kërkon rikthimin në detyrë

Tjetri

Urdhri i Prokurorisë për të dhënat e hakeruara ngre shqetësime mbi lirinë e medias

Tjetri
Arenc Çela përballet sërish me KPK pas një denoncimi anonim

Urdhri i Prokurorisë për të dhënat e hakeruara ngre shqetësime mbi lirinë e medias

Më të lexuarat

Sondazhi: Gjyqësori vazhdon të kryesojë listën e korrupsionit

18:15 | 20/09/2022
KQZ fal kryebashkiakun e Mallakastrës për dënimin në Greqi

Tre kryebashkiakë rrezikojnë gjoba për ‘keqpërdorim të fondeve publike’ në fushatë

19:19 | 24/03/2023
Në rajonet e thella shqiptare, migrimi bëhet pothuajse i pashmangshëm

Në rajonet e thella shqiptare, migrimi bëhet pothuajse i pashmangshëm

14:05 | 27/03/2023
“Mbretërit e Parë të Europës”: Objektet prehistorike ekspozohen në SHBA

“Mbretërit e Parë të Europës”: Objektet prehistorike ekspozohen në SHBA

18:04 | 24/03/2023
‘Tejkalim afatesh dhe zvarritje’: Prokurori Olger Eminaj jep shpjegime në KPK

‘Tejkalim afatesh dhe zvarritje’: Prokurori Olger Eminaj jep shpjegime në KPK

17:11 | 28/03/2023
Ujërat e ndotura pengojnë programin e “Flamurit Blu” në bregdetin shqiptar

Ujërat e ndotura pengojnë programin e “Flamurit Blu” në bregdetin shqiptar

19:29 | 27/03/2023
  • Analiza
  • Blog
  • Intervista
  • Investigime
  • Lajme
  • Opinion
  • Rajoni
  • Reportazhe
  • Vendi
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Pyetje të shpeshta
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2021 Reporter.al - BIRN
Dev by Aplikacione.com

Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog

© 2022 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.