Pasuria totale në shkallë globale ka arritur 255 trilion dollarë, thotë raporti. Që nga 2015, më shumë se gjysma e kësaj pasurie ka qenë në duart e 1% të njerëzve më të pasur.
Një kërkim i ri nga Oxfam thotë se tetë persona zotërojnë po aq pasuri sa gjysma më e varfër e popullatës së botës.
Pasuria totale në shkallë globale ka arritur 255 trilion dollarë, thotë raporti. Që nga 2015, më shumë se gjysma e kësaj pasurie ka qenë në duart e 1% të njerëzve më të pasur.
Siç e thekson Oxfam, pabarazia dëmton kombet dhe ekonominë globale. Në rastin më të keq, ajo kërcënon stabilitetin social dhe politik.
Fakti që tetë persona zotërojnë të njëjtën pasuri sa gjysma e njerëzve në botë, do të nxisë një debat rreth përçarjes në rritje të pasurimit global.
Tetë personat më të pasur kanë një pasuri neto që arrin në 426 miliardë dollarë. Përllogaritjet e Oxfam bazohen në listën e Forbes për Miliarderët dhe nga të Dhënat e Pasurisë Globale Credit Suisse 2016.
Supozime të rreme ekonomike
Pjesë e problemit, thotë Oxfam, janë modelet tona ekonomike që bazohen në atë që duken si supozime false. Për shembull, Oxfam vë në pikëpyetje parimin se korporatat duhet të maksimizojnë përfitimet dhe shpërblimin te aksionerët me çdo kusht. Oxfam thotë se ka shumë shembuj sesi organizatat mund të përdorin praktikat komerciale për të sjellë përfitime sociale dhe mjedisore.
Organizata bamirëse citon shembullin e Novo Nordisk, një kompani globale e shëndetit me bazë në Skandinavi: “ajo drejtohet nga misioni për të shpëtuar botën nga diabeti. Është një kompani publike tregtare e kontrolluar nga një fondacion. Ka një strukturë në të cilën të drejtat e votës së fondacionit janë 10 herë më të forta sesa ato të aksionerëve të zakonshëm. Kontrolli i fondacionit gjithashtu ndalon shkrirjet armiqësore dhe kështu lejon drejtuesit të përqendrohen në terma afatgjatë,” shpjegon raporti.
Cila është zgjidhja?
Ndërsa pabarazia brenda vendeve po shtohet, në fakt pabarazia globale po bie.
Grafiku mëposhtë tregon se ndërsa të pasurit mund të jenë më të pasur, niveli mesatar i të ardhurave u rrit ndjeshëm nga 1820 dhe 2000 dhe sërish nga 1970 në 2000.
Në 15 vitet e fundit, varfëria ekstreme është përgjysmuar.
Të ardhura universale
Disa qeveri kanë ngritur idenë e një të ardhure universale bazike. Kundërshtarët e idesë argumentojnë se janë para të çuara dëm, mbështetësit thonë se do të luajë një rol të vlefshëm në zbutjen e varfërisë dhe në ofrimin e mbështetjes për ata që kontribuojnë në ekonomi, por që nuk paguhen për këtë (për shembull gratë në role përkujdesi dhe në familje). Me rritjen e ekonomisë që ofron punësim afatshkurtër, mund t’i japë njerëzve stabilitet gjatë periudhave të pauzës mes punëve dhe në të ardhmen e afërt mund të ofrojë një rrjet sigurie për zëvendësimin e punonjësve me robotë në disa sektorë.
Së shpejti mund të shohim se si do të funksionojë. Finlanda ka filluar një eksperiment në të cilin disa shtetas marrin një të ardhur mujore bazë në formën e mbështetjes së të ardhurave. Prova do të zgjasë për dy vite. Njerëzit që marrin këto të ardhura nuk do t’i humbin edhe nëse gjejnë punë.
Një ekonomi më njerëzore
Pasurimi i gjerë i vetëm disa personave ka rëndësi, thotë Oxfam, sepse “është ekonomikisht joefikase, politikisht gërryese dhe pengon progresin tonë kolektiv”.
Një tjetër supozim i rremë, sipas Oxfam, është se modeli ynë ekonomik është neutral ndaj gjinisë. “Në fakt, shkurtimet në shërbime publike, siguri pune dhe të drejta në punë, dëmtojnë më së shumti gratë. Gratë punësohen në mënyrë disproporcionale në punët më pak të sigurta dhe më pak të paguara. Ato gjithashtu bëjnë shumicën e punës së kujdesit të papaguar – që nuk llogaritet nga PBB, por pa të cilën ekonomitë nuk do të funksiononin,” thotë organizata bamirëse.
Oxfam bën thirrje për atë që e quan “një ekonomi më njerëzore”, një ekonomi ku qeveritë japin llogari dhe janë vizionare, bizneset punojnë në interes të punëtorëve dhe prodhuesve, një ekonomi ku mjedisi vlerësohet, të drejtat e grave ruhen dhe ku ka një sistem të fortë të taksimit të drejtë.
Marrë me autorizim nga Weforum.org