Kisha ëndërruar për ftesat tona përpara se të fillonim të jetonim së bashku dhe tani doja që ëndrra të bëhej realitet.
Një herë e një kohë, mbërrita herët në zyrë, plot dëshirë t’i tregoja kolegëve për një ëndërr që pashë.
Kisha ëndërruar se po martohesha me një djalë fantastik që e kisha ritakuar pas rreth 30 vitesh. Në ëndrrën time, i bëmë ftesat e dasmës si një vizatim të ne të dyve. Ai më mbante dorën, sikur do të më çonte te e ardhmja dhe unë e ndiqja, në një fustan të bardhë e të thjeshtë nusërie.
“Sa bukur,” mendova dikur.
Kur fillova përgatitjet e vërteta të dasmës sonë, mu kujtua ëndrra dhe doja të krijoja imazhin që kisha në kokë, por ngaqë nuk vizatoj dot, ishte koha të thërrisja dikë që mundej.
Shpjegimi i idesë me mendje vjen natyrshëm për disa por shumë më thonë se shpjegimet e mia janë larg nga ajo dhe mund të duken të çuditshme. Duke qenë në dijeni të kësaj, u përpoqa të vija në punë të gjitha aftësitë e mia “të vizatimit” me fjalë për atë që doja në imazhin e ftesave tona.
Vizatuesi i parë bëri një punë mjaft të mirë; gjeti pozicionin, më bëri të dukesha siç doja, por nuk arriti të kapte pozicionin, fytyrën, shprehjen dhe pjesën tjetër të burrit tim të ardhshëm. Pas disa përpjekjeve të tjera, ai tha me mirësjellje se kishte mbaruar punë me mua dhe rekomandoi dikë tjetër. Kontaktova personin tjetër; ishte një ajo. Ajo tha: “Në rregull, do të përpiqem, por jam një karikaturiste dhe mund të mos të të pëlqejë ajo që do të marrësh!” E vërtetë, nuk më pëlqeu. Ajo që mora ishte shumë larg nga edhe më të voglit instruksion që dhashë dhe mesazhi i imazhit ishte plotësisht i humbur.
Ndaj, hoqa dorë nga ideja. Vendosa që të kishim të njëjtat ftesa të zakonshme dhe të mërzitshme që mund të porositje.
A e dini se ka qindra mundësi? Jo vetëm për nga formati dhe forma, por edhe nga fjalët; ata thjesht shtojnë emrat tuaj, datën, kohën dhe vendin. Pashë gjithçka që mund të shihej dhe për fat të keq, asnjë prej tyre nuk ishte “ne”. Asnjë nuk më tërhoqi vëmendjen.
Nuk pëlqeva asnjë me shikim të parë. Nuk ishin ngjyrat që donim. Disa ishin të bukura, disa kishin vizatime dhe madje ishin për të qeshur, por larg nga ëndrrat e mia. Ok, ndoshta është budallallëk të presësh të gjesh diçka afër ëndërrave të mia, por shpresa nuk vdes kurrë, apo jo?
Në fund, kuptova se ndjekja për ftesat nga imagjinata ime ishte një detyrë më e lehtë sesa zgjedhja e një modeli të gatshëm!
Dikush më rekomandoi një artist vendas. Artisti ishte shumë i entuziazmuar dhe më tregoi disa piktura të ngjashme me atë që kisha në mendje. Më pëlqyen shumë ato dhe shkëmbimi që bëmë. U ndjeva krejtësisht e sigurt se ëndrra ime (kini parasysh se po flet dikush që ka tre muaj që po e ndjek) po bëhej realitet.
Rreth dy javë më vonë, mora një telefonatë dhe shkova të shoh atë që isha e sigurt se do të ishte një kryevepër. Përkundrazi, gjithçka mu shkatërrua përpara syve. Ishte shumë e vështirë të gjeje fjalët t’i thoshe artistit se punat e tij nuk ishte ajo që prisja, nuk përputhej me teknikat që më kishte treguar dhe ishte larg nga ideqë që shkëmbyem dhe dy provat e mëparshme dukeshin shumë bukur.
Ngjyrat ishin gabim; ne dukeshim sikur ishim pikturuar nga një 11-vjeçar i talentuar; kishte detaje që specifikisht kërkova të mos përfshiheshin dhe të tjera që nuk lidheshin me jetën tonë. Ishte madje një hënë me një kapelë Babagjyshi në të. U dërrmova dhe u ndjeva shumë keq që duhej të thosha se nuk ishte ajo që kisha imagjinuar, dëshiruar apo pranuar. U përpova të gjeja një kompensim, kërkova ndryshim të ngjyrave dhe heqjen e detajeve dhe hënës.
Herën e dytë, me korrigjimet e përfshira, nuk doja të thosha asgjë. Pagova, e mora, falënderova dhe u largova. E vendosa në një mur në zyrë për dy javë, duke e parë dhe duke u përpjekr të mësohesha me të, ta pranoja dhe të bindja veten se ai ishte imazhi i ftesave tona. Pastaj hoqa dorë.
Iu ktheva kontrollit të gjërave të gatshme dhe isha gati të dërgoja edhe një letër bosh, duke dhënë informacion për datën, kohën dhe vendin ose të hiqja dorë nga dërgimi i ftesave të dasmës.
Me gjithë dëshpërimin tim në atë çast, një fashë drite depërtoi retë e zeza dhe m’u kujtua një mik që ishte magjistar në Photoshop i cili i pranoi të gjitha imazhet që kisha, dëgjoi të gjitha shpjegimet dhe instruksionet që ia dhashë të tjerëve. Dy ditë më vonë – kisha ftesat që kisha ëndërruar!
Janë shumë të bukura. Të tregojnë në çast se cilët jemi, sapo i sheh. Nuk janë të shndritshme apo në letër të shtrenjtë; por ftesa dasme të thjeshta, shumë personale dhe unike, siç duhet të jenë sipas mendimit tim.
Klikoni këtu për të lexuar: Dasma ime ballkanase prej të rriture (1), Dasma ime ballkanase prej të rriture (2), Dasma ime ballkanase prej të rriture (3); Dasma ime ballkanase prej të rriture (4), Dasma ime ballkanase prej të rriture (5), Dasma ime ballkanase prej të rriture (6).