Lajm11 Sep 2017

Aktori Ralph Fiennes merr nënshtetësinë serbe

Serbia i dha nënshtetësinë aktorit dhe regjisorit britanik Ralph Fiennes, i cili aktualisht po xhiron filmin e tij të dytë në Beograd.

Autor: Filip Rudic BIRN Beograd
Printo

Fiennes në Filarmonikën e Beogradit. Foto: Marko Djokovic

Serbia i dha nënshtetësinë aktorit dhe regjisorit britanik Ralph Fiennes, i cili po xhiron një film rreth një legjende të baletit sovjetik në Beograd.

Në botimin më të fundit të Fletores Zyrtare të Serbisë thuhej se vendimi u nënshkrua nga kryeministrja Ana Branabic më 7 shtator, raportoi agjencia e lajmeve Beta.

Fiennes është aktualisht në Beograd ku po drejton realizimin e një filmi për Rudolf Nureyev, balerinin sovjetik i cili u largua në mënyrë dramatike nga Bashkimi Sovjetik dhe u bë regjisor dhe më vonë krye koreograf i Operas dhe Baletit në Paris.

Filarmonia e Beogradit po bashkëpunon me Finnes për këtë projekt.

Aktori i lindur në Britani e bëri debutimin e tij regjisorial në Serbi me përshtatjen e një tragjedie të Shekspirit në vitin 2010.

Ai ishte gjithashtu i pranishëm në ceremoninë e inaugurimit të presidentit serb Aleksandër Vuçiç.