Lajm9 Feb 2021

Akuzat për korrupsion, SPAK dërgon në gjykatë dosjen ndaj gjyqtares Mimoza Margjeka

Prokuroria e Posaçme njoftoi dërgimin për gjykim të çështjes ndaj gjyqtares së Apelit të Korçës Mimoza Margjeka dhe katër personave të tjerë të dyshuar të përfshirë në një rast korrupsioni me qëllim zbutjen e një mase sigurie.

Autor: Elton Qyno BIRN Tiranë
Printo

Gjyqtarja Mimoza Margjeka duke dalë nga Gjykata më 1 tetor 2020. Foto: LSA

Prokuroria e Posaçme SPAK mbylli hetimet dhe ka nisur në gjykatë dosjen ndaj 5 të dyshuarve si të përfshirë në një aferë korrupsioni në Gjykatën e Apelit të Korçës. Hetimet në ngarkim të gjyqtares Mimoza Margjeka, bashkëshortit të saj Arben Cara, avokatit Skënder Damini, Netjon Bali dhe Klaudjo Zhilla, filluan në korrik të vitit që shkoi, ndërsa Margjeka dhe të tjerët u arrestuan në fund të shtatorit.

Dy prokurorët e çështjes Sotir Kllapi dhe Enkelejda Millonai, i kanë komunikuar gjyqtares Margjeka dhe personave të tjerë të përfshirë akuzat për korrupsion aktiv dhe pasiv. Në kërkesën për gjykimin e çështjes prokurorët kanë përfshirë një sërë bisedash mes personave të ndaluar, prej të cilave aludohet se bashkëshortit të gjyqtares i ishte dhënë një shumë prej 6 mijë euorsh për të zbtur jë masë sigurie.

Hetimi i Prokurorisë së Posaçme nisi pas disa informacioneve se personat e mësipërm në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin organizuar lirimin nga qelia të vëllait të Nejton Balit, shtetasit Orion Bali, i cili ishte arrestuar në korrik 2020 për akuzën e trafikimit të qenieve njerëzore.

Ndryshimi i masës nga arrest në burg në garanci pasurore, bësohet se është bërë kundrejt shumës prej 6 mijë eurove. Pas hetimeve të kryera prokuroria e posaçme SPAK, ka vendosur që tashmë të mbyllë çështjen dhe ta dërgojë atë në gjykatë.

Margjeka, e cila u pezullua nga puna si gjyqtare nga Këshilli i Lartë Gjyqësorë, por ndiqet penalisht në masë sigurimi detyrim paraqitje. Ndërkohë katër të arrestuarit e tjerë janë nën masën e siguris së arrestit shtëpiak.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *