Ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Citaku, ka pasur një bisedë të shkurtër me presidentin e ri amerikan, Donald Trump, gjatë të cilës i kujtoi atij besnikërinë e vendit që ajo përfaqëson ndaj Shteteve të Bashkuara.
Vlora Citaku, ambasadorja e Kosovës në SHBA pati një bisedim të shkurtër me presidentin e ardhshëm amerikan Donald Trump, në të cilin i kujtoi atij se Kosova është “vendi më pro-amerikan në botë”.
“Pata mundësinë të flas shkurtimisht me presidentin e zgjedhur Donald Trump, kandidatin për Sekretar Shteti Tillerson dhe Këshilltarin për Sigurinë Kombëtare Flynn. I thashë atyre se jam një ambasadore krenare e shtetit më pro-amerikan në faqen e dheut,” shkroi Citaku në Facebook.
Takimi ndodhi vetëm tre ditë përpara inaugurimit të presidentit të ri amerikan, në darkën që Komiteti i Inagurimit organizoi për komunitetin diplomatik.
Zyrtarët e Kosovës kanë filluar sakaq punën për të krijuar kontakte me administratën e re republikane sapo Trump u zgjodh.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, mbajti takime me Senatorët dhe Kongresmenët Republikanë gjatë vizitës së tij në SHBA javën e shkuar.
Pas takimit Kryetari i Komitetit të Senatit për Çështjet me Jashtë, senatorin republikan Bob Corker, Thaçi shkroi në Facebook se ata diskutuan “nevojën që SHBA të ketë një rol kyç në rajonin tonë, sepse vonesat e BE-së po krijojnë një vakum që po përdoret prej të tjerëve”.
Thaçi gjithashtu u takua me simpatizantin e vjetër shqiptar senatorin republikan Robert Dole. Pas një tjetër takimi me senatorin republikan John Mçain, Thaçi shkroi se ai e kishte ftuar atë të vizitonte Kosovën.
Kosova kryesisht shqiptare u çlirua nga sundimi serb në fund të viteve 1999 nën rrethanat e favorshme të presidentit demokrat amerikan Bill Clinton – dhe shumë kosovarë i kanë parë që atëherë demokratët si aleatët natyral të vendit në politikën amerikane.
Megjithatë, që kur Trump u zgjodh, liderët e Kosovës kanë vepruar shpejt për të kujtuar këdo që drejton Uashingtonin për kredencialet e tyre pro-amerikane.
Behgjet Pacolli, kreu i Aleancës Kosova e Re ishte ndër të parët në Kosovë që reaguan pas fitores së Trump duke thënë: “Besoj se pavarësisht se kush është fituesi, shqiptarët do të jenë përherë me popullin amerikan. Urime!”
Pacolli ka thënë që atëherë se do të jetë në ceremoninë e inaugurimit të Trump. “Është e vërtetë se jam ftuar”, tha Pacolli në një emision televiziv.