Për të kuptuar më mirë trashëgiminë komplekse të vitit 1989, shikoni përtej festimeve formale që po mbahen në Berlin.
Pas rënies së komunizmit në Europë në 1989, shumë ëndërronin të ndërtonin një kontinent të bashkuar dhe të lirë me Bashkimin Europian në thelbin e tij. Por 30 vjet më vonë, europianët janë zgjuar në një realitet të ri.
Në Europën Perëndimore, liderët politikë po vënë veton për zgjerimin e mëtejshëm të bllokut nga frika se europiano-lindorët nuk janë gati të përqafojnë vlerat liberale. Dhe në Europën Qendrore dhe atë Lindore, ka pakënaqësi në rritje ndaj Europës Perëndimore për përgjigjen e saj ndaj emigracionit dhe çështjeve të tjera.
Këto dinamika ishin u shfaqën plotësisht muajin e kaluar në raundet kualifikuese për turneun e futbollit Euro 2020, ku një ndeshje midis Anglisë dhe Bullgarisë u shndërrua në një garë midis dy nocioneve thelbësisht të ndryshme të identitetit europian.
Ndeshja, e zhvilluar në Sofje, u desh të ndërpritej dy herë që tifozët e ekipit vendas të paralajmëroheshin kundër sjelljes raciste, përfshirë përshëndetjet naziste dhe talljeve drejtuar lojtarëve me ngjyrë të Anglisë.
Pas ndeshjes, opinioni elitar britanik reagoi kundër barbarisë së perceptuar të tifozëve bullgarë. Me multikulturalizmin që është bërë një pjesë qendrore e historisë kombëtare britanike gjatë 30 viteve të fundit, shumë pakica etnike shqetësohen se racizmi i perceptuar i Europës kontinentale është një kthim në një epokë të shëmtuar pabarazie dhe përjashtimi.
Prandaj, një nga ironitë e episodit të Euro 2020 është se ai po citohet si provë e mëtejshme në mbështetje të vendimit të Mbretërisë së Bashkuar për t’u larguar nga BE-ja.
Sipas kampit pro-Brexit, përfundimi i emigracionit automatik nga Europa do ta bëjë më të lehtë që njerëzit nga India, Bangladeshi, Pakistani dhe Karaibet të vendosen në Mbretërinë e Bashkuar.
E parë nga këndvështrimi bullgar, prozelitizmi moral i Britanisë ngjan si hipokrizi. Në fund të fundit, emigrantët bullgarë dhe rumunë ishin shënjestra e retorikës raciste gjatë fushatës së referendumit për Brexit në 2016.
Dhe siç kanë theksuar shumë në mediat bullgare, huliganët racistë të vetë Anglisë ishin përgjegjës për fatkeqësinë vdekjeprurëse në Stadiumin Heysel në Belgjikë në 1985.
Nëse arsyeja pas Brexit është që të ruajnë “të qenit anglez”, eruopiano-lindorët nuk përbëjnë rrezik më të madh sesa përbën multikulturalizmi.
Në “The light that failed”, një vështrim të shkëlqyeshëm në trashëgiminë e vitit 1989, Ivan Krastev nga Instituti i Vjenës për Shkenca Njerëzore dhe Stephen Holmes i Universitetit të Nju Jorkut, shprehen se rënia e Murit të Berlinit shënoi fillimin e një epoke intimidimi në vend që të shënonte “fundin e historisë”.
Kur ish-vendet e bllokut sovjetik në Europën Qendrore dhe Lindore filluan të përpiqeshin të përsërisin kulturën, vlerat dhe kornizat ligjore të Europës Perëndimore, ata që ëndërronin për një Europë të lirë dhe të bashkuar që kishte shumë për të festuar.
Problemi është se miliona njerëz në këto vende e kuptuan se nëse qëllimi ishte të bëhehe si gjermanët apo anglezët, do të ishte më lehtë thjesht të shkohej në ato vende në vend që t’i nënshtroheshin këtij procesi të dhimbshëm të shndërrimit të shoqërive të tyre në ngjasime të të tjerave.
Si rezultat, një në pesë bullgarë – në mënyrë disproporcionale që përfshin segmentin më liberal dhe më të arsimuar të popullsisë – emigroi në Europën Perëndimore.
Siç tregojnë Krastev dhe Holmes, ata që mbeten pas kanë krahasuar gjithnjë e më shumë perspektivat e tyre jo me ato të prindërve të tyre, por me elitën me fat që u zhvendos për të jetuar ëndrrën perëndimore.
Kjo ka çuar në një zhgënjim dhe zemërim të gjerë ndaj klasës post-komuniste të reformave liberale në Europën Qendrore dhe Lindore. Jo vetëm që këto elita me orientim perëndimor nuk arritën të përmbushnin pritshmëritë jorealiste të imitimit perëndimor, por ata gjithashtu lejuan një eksod masiv të talentit.
Kur shpërtheu kriza e refugjatëve në vitin 2015, ajo u ushqye nga frikat tashmë të thella të zhdukjes demografike në mesin e popullsive të mbetura të vendeve pas-komuniste.
Dhe siç kemi parë vitet e fundit, këto ankthe kanë krijuar një mjedis politik ideal për politikanët joliberal populist dhe nacionalistë si kryeministri hungarez Viktor Orbán dhe sundimtari de fakto i Polonisë, Jarosłaë Kaczyński.
“Ndërsa Lindja është akoma homogjene dhe mono-etnike”, shkruajnë Krastev dhe Holmes, “Perëndimi është bërë, si rezultat i asaj që politikanët antiberalë e konsiderojnë një politikë e pamenduar dhe vetëvrasëse emigracioni, heterogjen dhe multi-etnik”.
Si rezultat, mosha e imitimit – me pranimin e saj të heshtur të superioritetit perëndimor – ka ardhur në një fund definitiv.
Një proces i ngjashëm pasqyrimi kulturor invers u shfaq gjatë dhe pas ndeshjes së futbollit midis Anglisë dhe Bullgarisë. Të dy palët pretenduan se ishin të tmerruara nga veprimet e palës tjetër.
Ndërsa Britania ka kaluar nga toleranca në mënyrë implicite e racizmit në festimin e multikulturalizmit gjatë 30 viteve të fundit, ajo gjithashtu ka zhvilluar një alergji ndaj lirisë së lëvizjes nga Europa Qendrore dhe Lindore.
Ndryshe nga kjo, Bullgaria dëshiron shumë të mbetet në BE, por është e tmerruar nga ndryshimi i mëtejshëm demografik i nxitur nga emigracioni dhe prurjet e të ardhurve nga Lindja e Mesme dhe gjetkë.
Situata padyshim do të dukej e çuditshme për një vizitor nga viti 1989. Kush do të mendonte se Britania do të largohej nga BE-ja apo se ata që e mbrojnë atë do ta bazonin çështjen e tyre në një argument në favor të diversitetit etnik?
Dhe sa europianë qendrorë dhe lindorë do të kishin parashikuar se qeveritë e tyre do të përpiqeshin ta ndryshonin BE-në si një projekt iliberal?
Siç ndodh shpesh, zhvendosjet e thella historike kanë tendencë të shfaqen fillimisht në kulturën popullore dhe vetëm atëherë në politikën zyrtare. Kjo është arsyeja pse ne duhet të shohim trashëgiminë komplekse të vitit 1989 jo vetëm në festimet zyrtare që po mbahen në Berlin, por edhe në ndenjëset e një stadiumi futbolli në Sofje.
Mendimet e shprehura janë vetëm ato tw autorit dhe jo domosdoshmërish pasqyrojnë pikëpamjet e BIRN.
Copyright Project Syndicate. Jo për ripublikim.