Është në dobi të interesave greke që marrëdhëniet diplomatike me Shqipërinë të mbështeten mbi respekt të ndërsjelltë për të drejtat dhe interesat ekonomike legjitime të njëra-tjetrës.
Etja për pushtet ka shkaktuar një krizë të rëndë të qeverisjes demokratike në Shqipëri. Këto kushte e kanë cënuar rëndë sigurinë kombëtare nëpërmjet zhbalancimit të pushteteve dhe cënimit të të drejtave themelore kushtetuese.
17 maji, dita që duhej të ishte e mbushur me ngjyrat e ylberit të ditës ndërkombëtare të komunitetit LGBTI, u mbush me hirin dhe tymin shembjes së demokracisë nëpërmjet shembjes tinëz të Teatrit Kombëtar (TK).