Postuar nga: Aleksandra Bogdani

Lajm 13 Mar 2019

Fshehja e dhuratave nga baxhanaku ‘dogji’ kreun e Apelit të Krimeve të Rënda

Prokurori Artan Bajrami u shkarkua nga detyra pas një karriere 35 vjeçare me argumentin e deklarimit të rremë dhe të pasaktë të burimeve për blerjen e një apartamenti në Tiranë si dhe mosdeklarimin e dhurimeve prej 2.2 milionë lekësh në total nga baxhanaku i tij biznesmen.  

Lajm 25 Feb 2019

Gjyqtari i “El Classico” përballet me probleme të pasurisë në veting

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit renditi një listë të gjatë problemesh me pasurinë e kryetarit të pezulluar të Gjykatës së Apelit të Durrësit, Petrit Çeno, ndërkohë që përfaqësuesit e tij u mbrojtën me precedentin “Prela”.

Lajm 22 Feb 2019

Këshilli i Lartë i Prokurorisë mbyll dyert për mediat

Kryetari i KLP, Gent Ibrahimi deklaroi në mbledhjen plenare të së premtes se tani e tutje, transparenca do të bëhej përmes faqes së internetit për të ruajtur privatësinë e subjekteve. Edhe Këshilli i Lartë Gjyqësor i zhvillon të mbyllura mbledhjet plenare.  

Analize 19 Feb 2019

Testi i pasurisë ngel 65% të gjyqtarëve të Gjykatave Administrative në Shqipëri

Një studim i BIRN mbi deklaratat e pasurisë së 48 gjyqtarëve të Gjykatave Administrative në vend tregon se mbi 15 për qind e pasurisë nuk justifikohet nga burime të ligjshme, ndërkohë që evidentohen vlera të larta të pasurisë informale si dhe burime të dyshimta të ardhurash.

Lajm 13 Feb 2019

Kreu i Apelit të Tiranës, Hysni Demiraj përballet me akuza dhe protestë në KPK

Hysni Demiraj u përball me probleme të pasurisë, të vendimeve gjyqësore dhe një seri denoncimesh nga një gjyqtar i Apelit, ndërsa replikoi me vëzhguesin e ONM-së për etikën dhe një borxh prej 5 milionë lekësh, marrë nga një biznesmen. Demiraj tha se nuk ka shitur drejtësi dhe nuk ka futur duart në xhepat e shqiptarëve.  

Lajm 9 Feb 2019

Komisioni i Prokurimit Publik i hap rrugën koncesionit të pompave të karburantit

Katër muaj pas pezullimit, Komisioni i Prokurimit Publik riaktivizoi koncesionin e kontrollit të distributorëve të naftës dhe gazit të lëngshëm, tender i cili kundërshtohet për garën e paracaktuar dhe rrezikun për rritjen e çmimit fundor të naftës.   

Lajm 8 Feb 2019

Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e Besnik Canit në Kolegj

Pas ONM-së, edhe Komisioneri Publik kritikon vendimin e konfirmimit në detyrë të prokurorit Besnik Cani, pavarësisht problemeve të shumta me pasurinë, aftësitë profesionale dhe shkeljen e etikës.

Lajm 6 Feb 2019

Kreu i Gjykatës Administrative të Tiranës përballet me vetingun

Kryegjyqtari Eriol Roshi ballafaqohet pa probleme me tre kriteret e vetingut, ndërkohë që vëzhguesi i ONM-së, Theo Jacobs ngriti pyetje mbi mbajtjen e 1.5 milionë lekëve kursime për katër vite “nën dyshek”.   

Lajm 22 Jan 2019

Donika Prela përballet me pikëpyetje mbi të ardhurat dhe shitblerjet e apartamenteve

Drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela replikoi edhe me vëzhguesin e ONM-së, Theo Jacobs, i cili ngriti dyshime për mospagimin e taksave nga bashkëshorti, por ajo këmbënguli se ky është detyrim i kompanisë punëdhënëse dhe kërkoi konfirmimin në detyrë.

Investigim 14 Jan 2019

Konkurset publike në Burgje kthehen në fushatë punësimi për zyrtarët e PS

Hetimet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për ish-drejtorin e Burgjeve, Arben Çuko ekspozojnë farsën e konkurseve publike dhe ndërhyrjet për punësime nga zyrtarë lokalë, deputetë të Partisë Socialiste dhe në një rast, edhe nga kabineti i kryeministrit Edi Rama.  

Më shumë