Rreth 1900 hektarë janë nën ujë në zona të ndryshme të Shkodrës prej një jave, ndërsa banorët thonë se përjetojnë të njëjtën situatë prej vitesh me kultura bujqësore dhe infrastrukturë që dëmtohet.
Gjykata e Apelit Shkodër pranoi zgjatjen e afateve të paraburgimit ndaj Dorian Petokut, i cili pret prej dy vjetësh në qeli ekstradimin drejt Italisë ku akuzohet për trafik narkotikësh. Vendimet e gjykatës tregojnë se një vendim në favor të ekstradimit ishte revokuar me kërkesë të italianëve, që më pas kërkuan një ekstradim të dytë për Petokun.
Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor ka vendosur dhjetëra gjoba për shkelje të rregullave që synojnë parandalimin e përhapjes së pandemisë së COVID-19 gjatë vitit 2020 në Shkodër, por qytetarët ankohen se jo të gjithë zonat monitorohen njëlloj.
Një mjet është hedhur në erë ndërsa ishte i parkuar në oborrin e një shtëpie në Shkodër. Motivet e ngjarjes mbeten të paqarta.
Gjykata e Shkodrës shpalli fajtorë dhe dënoi për krime të vogla 9 të arrestuarit fillimisht si anëtarë të një organizate kriminale të akuzuar për vrasje dhe trafiqe, akuza që u shfrynë në “Organizim të llotarive të palejuara në bashkëpunim”.
Tre persona që qëlluan me armë automatike mbi lokalin në pronësi të një oficeri të policisë dhe dy vëllezërve të tij u shpallën në kërkim, ndërsa dyshohet se motivi ka të bëjë me punën e oficerit të policisë.
Një protestë e qytetarëve për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha u zhvillua pa probleme në Shkodër, por policia tha se gjeti dy adoleshentë me shishe benzine.
Kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi, nënkryetari i kësaj bashkie, kreu i FRPD-së dhe 40 persona të tjerë përfshi 17 të mitur, janë proceduar penalisht për protestën dhe dhunimin e selisë së Partisë Scialiste. Ademi kundërshtoi akuzat dhe kërkoi hetim të pavarur.
Një grup protestuesish kryesisht të mitur sulmuan godinën e Partisë Socialiste në Shkodër, në ditën e 4 të protestave pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nga policia. Qeveria akuzoi opozitën se po përdorte fëmijët, por organizatorët thanë se grupi nuk qe u lidhur me protestën që në pjesën më të madhe ishte paqësore.
Dhjetra qytetarë të Shkodrës ndezën qirij dhe marshuan në qendër të qytetit për të protestuar vrasjen nga policia të 25 vjeçarit Klodian Rasha në Tiranë. Rasha u qëllua pranë banesës së tij të martën.