Postuar nga: Anne O. Krueger

Analize 14 Jun 2019

E lehura për tarifat është më e keqe sesa kafshimi

Duke kërcënuar Meksikën me tarifa ndëshkuese nëse nuk ndal fluksin e emigrantëve që shkojnë drejt Shteteve të Bashkuara nga Amerika Qendrore, presidenti Donald Trump ka bërë shumë më tepër sesa thjesht ka injektuar akoma më shumë absurditet në ciklin e lajmeve. Ai ka vënë në rrezik të gjithë sistemin tregtar global dhe ka dëmtuar ndjeshëm pozitën ndërkombëtare të Amerikës.

Analize 20 May 2019

A është lodhur Amerika së humburi?

Në dy vitet që kur presidenti amerikan Donald Trump braktisi Partneritetin Trans-Paqësor, Japonia dhe nënshkruesit e tjerë të TPP-së kanë vazhduara para me marrëveshje të reja tregtare. Si rezultat i kësaj, eksportuesit amerikanë po e ndiejnë gjithnjë e më shumë efektin e kësaj dhe me shumë gjasa po pyesin veten se ç‘ndodhi me “artin për të nënshkruar marrëveshje” të Trump.

Analize 13 Mar 2019

Si të humbasësh miq dhe të varfërosh njerëz

Në përpjekjen e tij për të reduktuar deficitet bilaterale të SHBA-së me partnerët kryesorë tregtarë, presidenti Donald Trump ka ndërmarrë një strategji që premton t’i bëjë “kundërshtarët” ekonomikë amerikanë akoma më konkurrues në të ardhmen. Më keq akoma, ai po largon miqtë e Amerikës pikërisht kur ka më shumë nevojë për ta.

Analize 18 Feb 2019

Çfarë e pret Venezuelën?

Edhe përpara se komuniteti të fillonte të mbështeste liderin e opozitës së Venezuelës, Juan Guaido, presidenti i përkohshëm i vendit, Nicolas Maduro, po mbetej pa rrugëzgjidhje. Tani është e qartë se regjimi çavist nuk mund të mbijetojë dhe se vendi do të ketë nevojë për ndihma të mëdha humanitare dhe mbështetje financiare pasi ky regjim të bjerë.

Analize 21 Jan 2019

Tharja e trurit nga Trump

Edhe pse shërbimet e arsimit të lartë janë një eksport i madh i Shteteve të Bashkuara dhe një burim kryesor i inovacionit dhe rritjes ekonomike në vend, ky sektor kyç shpesh humbet në debatet rreth tregtisë dhe bilancit të situatës ekonomike aktuale. Por me uljen e regjistrimit të studentëve të huaj në universitetet amerikane në epokën e Donald Trump, amerikanët nuk duhet të habiten nëse tarifat e tyre të shkollimit rriten.

Më shumë