Bashkim Shala është gazetar i të perditshmes “Koha Ditore” Kosovë, ku raporton mbi ngjarjet për Shqipërinë.

Postuar nga: Bashkim Shala

Reportazh 9 Aug 2019

Kanalet jashtë standardit qelbin erë Rilindjen Urbane të Kukësit

Një shpenzim prej 147 milionë lekësh për të ndërtuar një bulevard në qytetin e Kukësit ka shkaktuar më së shumti shqetësime për kanalizimet që mbajnë erë se sa kënaqësi për shëtitoren.

Lajm 23 Jul 2019

Prokuroria e Kukësit kërkon burg për 8 protestues kundër vendpagesës në “Rrugën e Kombit”

Prokuroria kërkoi 6 muaj burg për tetë pjesëmarrësit në protestën në të cilën u shkatërrua vendpagesa në autostradën Durrës-Kukës me 31 mars të vitit kaluar. Mbrojtësit pretendojnë pafajësi, ndërsa u shprehën se një nga të akuzuarit nuk kishte marrë pjesë në protestë. 

Reportazh 9 Jul 2019

Fushë-Arrëz, qyteti mbetet pa shërbime bankare

Prej tre vjetësh, banka e vetme e pranishme në qytet mbylli degën e saj për arsye të mungesës së leverdishmërisë ekonomike. Për 11 mijë banorët e bashkisë së vogël në veri të Shqipërisë, kryerja e veprimeve të zakonshme bankare, si dorëzimi i një borderoje, kërkon një udhëtim prej 20 kilometrash deri në Pukë.

Analize 18 Jun 2019

Afrimi i zgjedhjeve e zhvendos konfliktin politik në dyert e KZAZ-ve

Militantë të opozitës sulmuan KZAZ-në në Tropojë, ndërsa prej dy ditësh policët bashkiakë dhe ata të rendit përplasen në dyert e një KZAZ-je në Shkodër. Bashkitë e drejtuara nga opozita po përdorin dekretin e Presidentit për të kërkuar ndalimin e procesit dhe lirimin e mjediseve të dhëna për KQZ-në, ndërsa policia ka marrë në ruajtje godinat.

Lajm 28 Jan 2019

Lirimi i të dënuarit për trafik narkotikësh, prokuroria heton drejtues të policisë Kukës

Prokuroria e Kukësit thotë se ka  një çeshtje penale të hapur që prej tetorit ndaj zyrtarëve të policisë së Kukësit  që liruan Naser Gashin, një i dënuar me 7.4 vjet burg për trafik narkotikësh.

Analize 10 Jan 2019

Dhënia me koncesion e mirëmbajtjes nuk e shpëtoi nga bllokimi “Rrugën e Kombit”

Makinat e tonazhit të rëndë dhe mjete të tjera u bllokuan në rrugën Milot-Morinë si pasojë e dëborës edhe pse paguajnë rreth 22.5 euro për çdo kalim në të. Autostrada e cila është prej kohësh me pagesë u bllokua disa herë në pika të ndryshme të saj, pavarësisht pranisë së borëpastrueseve. 

Analize 30 Oct 2018

Problemi me azilkërkuesit shqiptarë në BE, rikthehen kontrollet e dyfishta në Morinë

Përpjekjet e shqiptarëve për të kërkuar azil në Bashkimin Europian duke kaluar përmes Kosovës, kanë shtyrë policinë të rikthejë kontrollet e dyfishta në Morinë. Vendimi bie ndesh me marrëveshjen e dy qeverive. Policia e Kukësit thotë se situata ka të bëjë me infrastrukturën.

Lajm 22 Oct 2018

Tre të akuzuar për drogë në Has mbeten në qeli, gjykata liroi 2 të tjerët

Gjykata e Kukësit zbuti masën e sigurisë për një 77-vjeçar dhe një grua, ndërsa la në arrest me burg tre të akuzuar të tjerë për prodhim dhe mbajtje lëndësh narkotike.

Analize 22 Jun 2018

Tarifat e reja, “fatura 48.5 milionë euro” e qeverisë fyen përfaqësuesit lokalë në Kukës

Prezantimi i reduktimit të tarifës në 100 lekë për kalim në aksin Milot-Morinë për banorët e Kukësit nuk është mirëpritur nga përfaqësuesit vendorë dhe organizatorët e protestës së 31 marsit, të cilët ankohen se u mbajtën larg negociatave dhe e quajnë fyese gjuhën e përdorur nga ministrat se “kostot prej 48.5 milionë eurosh tani do t’i paguajnë qytetarët e tjerë”.  

Lajm 19 Jun 2018

Dënohen 25 pjesëmarrësit në protestën kundër vendpagesës në autostradën Durrës-Kukës

Gjykata ka miratuar një marrëveshje, bazuar në kodin e ri të Procedurës Penale, mes prokurorisë dhe të akuzuarve të cilët pranuan fajësinë. Dy prej tyre u dënuan me kohën e paraburgimit, tre me gjobë nga 100 mijë lekë secili dhe të tjerë u dënuan me kusht.

Më shumë