Postuar nga: Ben Andoni

Analize 4 Feb 2020

Partitë e mëdha lënë në hije kërkesat për një sistem të ri zgjedhor në Shqipëri

Deputetë dhe përfaqësues të shoqërisë civile besojnë se ndryshimi i sistemit zgjedhor do të hapte garën brenda partive politike si dhe do të defaktorizonte personazhet kontroverse me ndikim lokal- por tre partitë kryesore nuk ndajnë të njëjtin qëndrim.

Investigim 25 Nov 2019

‘Pushtimi i heshtur’: Qeveria projekton tkurrjen e zonave të mbrojtura në bregdet

Një projekt i qeverisë për rishikimin e zonave të mbrojtura u vu në lëvizje përmes një tenderi të dyshuar për konflikt interesi dhe po ofron si produkt reduktimin me gati 20% të parqeve kombëtare në bregdet, duke alarmuar organizatat mjedisore të Shqipërisë.

Analize 8 Nov 2019

Plani i ri i menaxhimit nxit akuza se Butrinti do të jepet ‘me koncesion’

Prezantimi i draftit të Planit të Integruar të Menaxhimit të Butrintit ka nxitur reagime në komunitetin e ekspertëve të trashëgimisë kulturore se parku arkeologjik do t’i jepet nëpërmjet një skeme partneriteti, një fondacioni privat.    

Analize 1 Jun 2017

Kostot e fushatës: Partitë politike fshehin milionat e shpenzuara në tubime elektorale

Partitë kryesore politike zhvillojnë qindra tubime elektorale në kohë fushate, por shpenzimet multimilionëshe për to raportohen “me pikatore” në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, duke shkelur ligjin dhe kodin zgjedhor si dhe duke cenuar transparencën e shpenzimeve partiake. 

Reportazh 27 Jan 2017

Jeta dhe vdekja në Kamëz, midis kryeqytetit dhe traditës së qëmotit

Jeta në tre breza e familjeve të migruara gjatë dy dekadave të fundit në periferi të Tiranës, një pjesë e mirë e të cilave mbartin ende rregullat e vjetra fisnore të krahinave të origjinës për dasma, vdekje dhe bashkëjetesën me fqinjët.   

Analize 2 Nov 2016

Hapja e dosjeve të ish-Sigurimit, politika mban peng zbatimin e ligjit

Pas një viti e gjysmë zvarritje, Parlamenti fut në kalendar ngritjen e Autoritetit për hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit, por përfaqësuesit politikë mbajnë sërish peng votimin e kandidaturave duke zbehur shpresat e ish-të përndjekurve. 

Analize 30 Mar 2016

Shpresa të vakëta për të zhdukurit e komunizmit, procesi në vendnumëro

Qeveria premtoi gjetjen e mbi 6 mijë viktimave pa varr të komunizmit, por një vit më pas, pakgjë është bërë. Problemi i fondeve dhe ndasitë në përballjen me të shkuarën vështirësojnë ecurinë e procesit.  

Reportazh 28 Feb 2016

Iran, Mexhlisin e parë, pas Marrëveshjes Bërthamore e kërkojnë reformatorët

Reformatorët duket se po arrijnë një fitore elektorale në Iran, produkt i suksesit të tyre në arritjen e marrëveshjes me Perëndimin mbi programin bërthamor të vendit. Rezultati i zgjedhjeve mund të jetë përcaktues për shumë gjëra, përfshirë drejtimin e përgjithshëm të Lindjes së Mesme, raporton Ben Andoni nga Teherani.

Interviste 27 Nov 2015

Darian Pavli: Gjykatat dhe Prokuroria në një nivel kredibiliteti të mjerueshëm

Juristi i të drejtave të njeriut Darian Pavli shprehet për BIRN se në Shqipëri është krijuar një sistem që nuk ka garantuar as pavarësinë apo distancën nga politika dhe as integritetin e gjyqësorit.

Interviste 26 Nov 2015

Gerd Hoxha: Reforma në Drejtësi është bazuar në modele të gabuara

Kreu i Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë Gerd Hoxha shprehet në një intervistë për BIRN se për Reformën për Drejtësi po merren si model vende pa një demokraci të konsoliduar.

Më shumë