Postuar nga: Elton Qyno

Lajm 18 Oct 2017

Policia ‘ngatërroi’ mostrat e ADN-së, prova kyçe në gjyqin e vrasjes së Gazmend Çollakut

Ekspertët biologë të policisë shkencore i thanë Gjykatës së Krimeve të Rënda se monstrat e ADN-së të viktimës Gazmend Çollaku, të marra në morg nuk përputheshin me ato të nënës së tij dhe as me njollat e gjakut të gjetura në makinë me të cilët dyshohet se ai është transportuar.

Lajm 17 Oct 2017

Leja e armës e Genti Nderjakut, arrestohet nënkomisari që lëshoi vërtetimin e besueshmërisë

Gjergji Azisllari, oficer i policisë së Durrësit, u arrestua pas hetimeve të SHÇAB që gjetën se kishte dhënë vërtetim besueshmërie për Genti Nderjakun dhe një person tjetër, të cilët në fakt kishin precedentë penale. Azisllari akuzohet për “shpërdorim detyre”.

Analize 17 Oct 2017

Armët me leje, kriteret minimale ngrejnë pikëpyetje mbi sigurinë dhe përfituesit

Policia e Shtetit lëshoi 315 leje për mbajtje armësh gjatë 10 muajve të fundit, por rasti i ndalimit të një biznesmeni me licensë në shoqërinë e një personi me precedentë penalë dhe lehtësirat e krijuara nga ligji kanë shtuar sipas ekspertëve rrezikun e pajisjes me armë edhe të personave me prirje kriminale.

Lajm 15 Oct 2017

Hetimi i Krimeve të Rënda ekspozon rolin e policisë në kultivimin e parcelave të kanabisit në Vlorë

Hetimi i një grupi të strukturuar në kultivimin e kanabisit në qarkun e Vlorës gjatë vitit 2016 ekspozon rolin kyç të disa punonjësve të policisë lokale në dhënien e garancisë dhe informimin e vazhdueshëm të personave të implikuar mbi survejime apo përgjime të organeve ligjzbatuese.    

Lajm 10 Oct 2017

Dëshmia e Tahirit: ‘kërcënimin’ e rektorëve nga Shullazi e mësova nga Facebook-u i Berishës

Ish-ministri i Brendshëm akuzoi dy herë gjatë dëshmisë së tij në gjyqin kundër Emiljano Shullazit dhe katër personave të tjerë, prokurorinë për politikë, ndërsa tha se ishte informuar nga faqja në Facebook e Sali Berishësh për kërcënimin ndaj dy rektorëve Mynyr Koni dhe Dhori Kule. 

Analize 29 Sep 2017

Pornografi apo prostitucion, konfuzion prej mungesës së ligjit për ‘chatin virtual’

Arrestimi në fillim të këtij muaji i një çifi bashkëshortësh që drejtonin një sallon të parregjistruar për shfaqe seksuale online dhe 6 vajzave që punonin në të, ka rihapur mes juristëve debatin nëse veprimet e tyre janë apo jo vepra penale dhe nëse të ndaluarit mund të procedohen për prostitucion.

Lajm 25 Sep 2017

Rrjeti i Jurgen Mollës dërgohet në gjyq për 4 episode të trafikut të heroinës

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka mbyllur hetimet për 10 të pandehurit e trafikut ndërkombëtar të drogës, mes të cilëve shqiptarë, kosovarë dhe turq, të cilët akuzohen për “trafik narkotikësh në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”.

Lajm 22 Sep 2017

Italia dërgon dosjen për ekstradimin e Alket Hatisë

Burime nga Prokuroria e Përgjithshme bëjnë me dije se po shqyrtojnë vendimin e Gjykatës së Milanos, ndërsa vendimi për ekstradimin do të merret nga Gjykata e Durrësit. Hatija është në kërkim policorë pas vendimit të Apelit në Durrës që dha masë sigurie me burg mbi kërkesën e ekstradimit nga Interpol Roma

Analize 17 Sep 2017

Testi i vetingut në Polici kalon nga goditja e të implikuarve në fenomenin e kanabisit

Zyrtarizimi nga ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj i nisjes së procesit të vetingut edhe në radhët e Policisë së Shtetit ka krijuar pritshmëri të ndryshme mes njohësve të fushës së rendit, të cilët argumentojnë se suksesi i kësaj nisme do të varet nga goditja e atyre që lejuan kanabizimin e vendit.

Analize 5 Sep 2017

Ashpërsimi i dënimeve penale nuk e zbrapsi dhunën në familje

Megjithë politikat e ashpra penale të zbatuar pas një pakete ligjore të miratuar në vitin 2013 numri i krimeve në familje nuk është ulur, ndërsa specialistët flasin për zgjidhje që përfshijnë shoqërinë dhe jo vetëm organet ligjzbatuese.

Më shumë