Procesi i vaksinimit kundër COVID-19 për personat mbi moshën 80-vjeç është shoqëruar me ankesa dhe radhë të gjata në dy ditët e para në Lezhë.
Ndërsa numri i kërkesave për divorc për shkak të dhunës në familje është rritur në Gjykatën e Lezhës, denoncimet nga viktimat kanë rënë.
Refuzimi i pacientëve për t’u transferuar në Tiranë – ku ato dhe familjarët e tyrë besojnë se do të marrin kurim të keq, e ka detyruar spitalin rajonal të Lezhës të krijojë një pavion të specializuar për të sëmurët me COVID-19.
Një urë e ndërtuar dy vite më parë dhe e mburrur për cilësi nga kryeministri Edi Rama rrezikon të shembet, duke kërcënuar me izolim qindra banorë.
Aksidentimi i dy muratorëve nga Kosova në zonën turistike të Ishull-Lezhës ekspozon problemet sistemike me tregun informal të punës në ndërtim si dhe pasigurinë në rritje në këtë sektor.
Disa dhjetra familje që strehohen në çadra që prej tërmetit të vitit që shkoi në Qarkun e Lezhës, thonë se janë në rrezik për jetën ndërsa çadrat nuk ndihmojnë në temperatura disa gradë nën zero.
Dhjetra qytetarë e kaluan natën të bllokuar mes një stuhie bore në temperatura nën zero, në rrugën Milot-Lezhë, e cila u bllokua pas mugesës së ndërhyrjeve me borëpastruese dhe kripë. Policia fajësoi kompaninë që ka në kontratë mirëmbajtje e rrugës, por kjo e fundit pretendon se kontrata nuk kishte parashikuar reshjet e dëborës.
Një grup të rinjsh protestuan pranë Urës së Zogut për mungesën e reagimit nga institucionet, pasi ura pësoi dëmtime të rënda prej shfrytëzimit të shtratit të lumit për inerte.
Masat administrative ndaj njësive të shërbimit për organizime të paligjshme gëzimesh familjare në kushtet e pandemisë, i kanë shtyrë shumë syresh në zonën e Lezhës të instalojnë lokale portative në shtëpi, një nga të paktat biznese që ka lulëzuar gjatë pandemisë.
Përfaqësuesit e shoqërisë civile i kërkojnë institucioneve të ndërhyjnë për të shpëtuar nga shembja monumentin e kulturës.