Dhjetra të rinj nga Shqipëria qëndrojnë prej muajsh në kushte çnjerëzore në rrethinat e fshatit Zierbena në Spanjë, në përpjekje për t’u kontrabanduar në Britaninë e Madhe. Ndërsa bllokohen çdo ditë nga forcat e shtrënguara të policisë, shpresat e tyre vazhdojnë të mbahen gjallë nga trafikantët e qënieve njerëzore.
Djemtë e tyre shkuan të luftonin për ISIS-in në Siri apo Irak, disa prej tyre u bënë edhe me fëmijë në zonën e konfliktit – më pas u vranë, duke lënë në vuajtje familjarët e tyre të varfër në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni.
Kryeministri Rama e cilësoi “masakër të shtetit”, por puna për Bypassin e Shkodrës i cili ndër të tjera izolon dhjetra familje dhe për të cilin banorët s’kanë marrë kompensime prone vijon, duke shtuar konfuzionin mbi një projekt të pakonsultuar me ata që preken drejtpërdrejt.
Pas vrasjes së një 33-vjeçari në Shkodër nga xhaxhai, psikologët dhe ekspertët thonë se mungesa e denoncimit të dhunës dhe lënia e konflikteve të përkeqësohen rrit mundësinë ngjarjeve të rënda.
Pas vrasjes së një 33-vjeçari në Shkodër nga xhaxhai i tij, psikologët dhe ekspertët thonë se mungesa e denoncimit të dhunës dhe lënia e konflikteve të përkeqësohen rrit mundësinë ngjarjeve të rënda.
Dy persona, atë e bir, pronar të lokalit “Cavaliero”, ku ndodhi ngjarja, ndodhen në gjendje të rëndë në Tiranë, ndërsa janë shtruar në spitalin lokal edhe një ndihmës-mjeke dhe një punonjëse e bar-restorantit. Zjarrëfikësit thonë se faji ishte i cisternës së vendosur në bodrumin e pallatit.
Gjashtë familje të një fshati dhe pronari i një ferme derrash përplasen prej vitit 2004 në dyert e drejtësisë, e cila pas qindra seancave gjyqësore dhe disa vendimeve që arrijnë deri në sallën e Gjykatë Kushtetuese akoma nuk i kanë dhënë dot zgjidhje konfliktit midis tyre.
Ndërtimi në pronë të përbashkët dyshohet prej policisë dhe të afërmve të tij si motivi pas vrasjes së 44-vjeçarit Ilir Alija, që sipas të dhënave të policisë mbetet një nga motivet kryesore të konflikteve të dhunshme në vend.
Gjykatat në Shkodër dhe Korçë kanë vendosur masë sigurimi me arrest në shtëpi dhe arrest në burg për dy persona që u ndaluan të dielën gjatë votimeve me akuzë se po blinin vota. Avokatët thanë se të arrestuarit ishin të pafajshëm, por prokuroria thotë se ka prova dhe dëshmi që vërtetojnë fajësinë e të ndaluarve, njëri prej tyre përsëritës.
Pasi BIRN hodhi dritë mbi një skemë fiktive për punësime në burgun e Reçit në Shkodër në shkëmbim të votës, Ministria e Drejtësisë ka ndërmarrë një hetim administrativ duke kallëzuar penalisht disa zyrtarë të LSI-së. Kandidati për deputet i LSI i cilësoi akuzat e Ministrisë së Drejtësisë një spekulim.