Postuar nga: Emi Kalaja

Lajm 4 Oct 2021

Policia në kërkim të pilotit dhe pasagjerit të avionit të rrëzuar në Vermosh

Avioni i vogël, piloti dhe pasagjeri i të cilit u arratisën me makinë, bëri ulje të detyruar dhe u përplas me pemët në kufirin mes Shqipërisë dhe Malit të Zi. Avioni nuk kishte leje të fluturonte mbi Shqipëri.

Lajm 27 Sep 2021

Në qytetin biçikletave mungojnë korsitë dhe siguria

Shkodra festoi “Ditën e Biçikletave”, por qyteti që llogaritet një nga përdoruesit më të hershëm dhe më masivë të mjetit, ka probleme me sigurinë dhe mungesë korsish.  

Reportazh 15 Sep 2021

Lënia në harresë e ndërtesave historike po i kushton shtrenjtë Shkodrës

Dhjetëra ndërtesa në Gjuhadol dhe në pjesë të tjera historike të Shkodrës janë në rrezik shembjeje, ndërsa mosmarrëveshjet mes qeverisë dhe bashkisë si dhe burokracitë për pronarët kanë prodhuar një ngërç që pengon rikonstruksionin dhe mirëmbajtjen e tyre.

Lajm 14 Sep 2021

Vendosja e rregullave kundër COVID krijon përplasje në doganën e Hanit të Hotit

Dhjetëra punëtorë shqiptarë u bllokuan në kufirin mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, pasi ky i fundit imponoi rregulla të ashpra kalimi në përpjekje për të ndaluar përhapjen e COVID-19, përfshi një certifikatë vaksinimi. 

Lajm 23 Aug 2021

Komisioni i Prokurimit Publik miraton ankandin për privatizimin e Vllaznisë

Komisioni i Prokurimit Publik ka rrëzuar pretendimet e biznesmenit Almiro Gurakuqi dhe ka cilësuar të drejtë ankandin e Bashkisë së Shkodrës, i cili bën biznesmenin Alban Xhaferi pronar të klubit të futbollit Vllaznia.

Lajm 4 Aug 2021

Operatori i transportit urban në Shkodër pezullon aktivitetin për 24 orë

Kompania që operon linjat e transportit urban në bashkinë e Shkodrës ka pezulluar aktivitetin të mërkurën, duke paralajmëruar se protesta mund të përshkallëzohet nëse bashkia nuk i jep mbështetje financiare.

Analize 2 Aug 2021

‘Krapi po zhduket’: Masakra e pandëshkuar e peshkimit në liqenin e Shkodrës

Gjuetia e paligjshme me tel përcjellës dhe inverter baterish fajësohet për pakësimin e rezervave të peshkut në liqenin e Shkodrës –një krim që ndodh në sytë e institucioneve shtetërore dhe nuk ndëshkohet prej vitesh.

Lajm 27 Jun 2021

Katër të vrarë në përplasjen mes pronarëve të dy hoteleve në Velipojë

Pronarët e dy hoteleve, fqinjë me njëri-tjetrin në Velipojë, u përfshinë në një përleshje me armë, që përfundoi me katër të vrarë dhe dy të plagosur. Policia tha se konflikti kishte nisur mbi hapësirën e plazhit para hoteleve.

Analize 15 Jun 2021

‘Kot për sport’: Ankandi i Vllaznisë ekspozon problemet e futbollit shqiptar

Procedura e ankandit për privatizimin e ekipit historik të Vllaznisë në Shkodër është mjegulluar nga oferta ‘fantazmë’ dhe akuzat për paracaktim gare, duke shqetësuar tifozët e shumtë për të ardhmen e klubit.

Analize 15 Jun 2021

Burokracitë dhe zvarritjet fajësohen për mungesën e sigurisë në plazhe

Mungesa e rojës së plazhit dhe vonesa e ndihmës së shpejtë fajësohet prej pushuesve në Velipojë si shkak për vdekjen e një 40-vjeçari nga Kosova. Bizneset dhe pushteti lokal fajësuan Agjencinë Kombëtare të Bregdetit se po vononte lejet dhe me këtë edhe procedurat e punësimit të rojeve.

Më shumë