Kompania e Aeroportit të Rinasit, tashmë nën pronësinë e grupit Kastrati, deklaroi se do të ulë tarifën e përdorimit nga pasagjerët ndërsa premton investime të mëdha dhe kërkon “liberalizimin” e furnizimit të avionëve me karburant, një monopol tjetër multimilionësh në Shqipëri.
Një gjobë 1500 lekëshe ndaj zyrtarit të Agjencisë së Kadastrave Lushnjë për shkelje të kodit zgjedhor u rrëzua nga Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve, i cili, në stilin e KQZ-së historike, argumentoi se një deputet që shpërndan certifikata pronësie nuk përbën provë të kapjes së shtetit nga një parti politike.
Ministria e Punëve të Jashtme deklaroi se diplomati Alexey Krivosheev ka shkelur “në mënyrë të përsëritur” rregullat anti-COVID të Shqipërisë dhe për këtë arsye, “me keqardhje” shpallet Non Grata dhe do të duhet të largohet nga Shqipëria brenda 72 orëve.
Gjatë vitit 2020, eksportet e Shqipërisë u reduktuan me 215 milionë euro dhe eksportet me 351 milionë. Volumi i tregtisë së jashtme ra me 8%. Rëniet kryesore vërehen në grupin e veshjeve dhe të karburanteve. Importet e materialeve të ndërtimit nuk pësuan rënie.
Arben Qalliu, një nëpunës civil, u gjobit në masën 1,500 lekë ose 12 euro pasi u kap duke bërë propagandë elektorale për Partinë Socialiste me certifikatat e pronësisë, një nga shkeljet më të rënda të Kartës së Kopenhagës.
Qeveria e Shqipërisë bën të ditur në një akt normativ se kompania Pfizer e vaksinës kundër COVID-19 ka kërkuar që t’i mbrohet sekreti tregtar dhe se për këtë arsye, marrëveshja për blerjen e vaksinave, si sa i përket çmimit ashtu edhe për afatet e dorëzimit, do t’u mbahet e fshehtë shqiptarëve.
Një monitorim i Këshillit Shqiptar të Medias vëren se gjatë muajve të karantinës në vitit e kaluar, mediat në Shqipëri shënuan regres në standardet e profesionalizmit dhe shpesh u transformuan në instrument përcjellës të deklaratave zyrtare duke humbur rolin e tyre si verifikuese të vërtetësisë së fjalëve të zyrtarëve të shtetit.
Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan i premtoi kryeministrit shqiptar Edi Rama ndërtimin e një spitali në Fier para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, të plotësuar me pajisje dhe me staf mjekësor nga Turqia.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri të ditur se taksapaguesit do të duhet të shpenzojnë rreth 24 milionë USD ose sa gjysma e fondit vjetor të ndihmës ekonomike, për verifikim elektronik të votuesve në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
Një ligj i miratuar nga qeveria aktuale vitin e kaluar detyron kompanitë, supozohet edhe disa nga koncesionet kontroverse të dhëna nga vetë kjo qeveri, të deklarojnë pronarët fundorë përfitues në një regjistër pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit, ku qytetarët do të mund të kërkojnë me shkrim emrin e përfituesit. Por mosraportimi i të dhënave ose raportimi i rremë i tyre dënohet me 250-500 mijë lekë gjobë, shifër kjo sa një qindarkë mbi vlerën e kontratave koncesionare.