Ministri i Mjedisit Blendi Klosi dhe pronari i një lokali në Kuçovë janë gjobitur pas organizimit të një aktiviteti elektoral të Partisë Socialiste në kundërshtim me rregullat kundër Covid-19. Masa vjen ndërsa vendi është përfshirë në një valë të re infektimesh.
Dokumentet e tenderit e justifikojnë ndërtimin e një parkimi nëntokësor në sheshin “Teodor Muzaka” të Beratit me degradimin dhe punimet e dobëta të investimit të inauguruar jo më shumë se 6 vite më parë – ndërkohë që aktorë vendorë shikojnë interesa politike pas projektit dhe kritikave ndaj tij.
Shefi i Kadastës së Beratit Ervin Nelaj u arrestua pasi Struktura e Posaçme Anti Korrupsion e akuzon për korrupsion në miratimin e lejeve të legalizimit.
Një hetim 7 mujor i SHÇBA dhe SPAK, u finalizua me arrestimin e 22 personave mes të cilëve shefi i stacionit të policisë në Poliçan, 3 vartës të tij dhe administratori i një njësie vendore. Policia ndaloi edhe 16 të dyshuar për krijim të grupit të strukturuar kriminal dhe pastrim parash.
Juliana Memaj, kryetarja e Bashkisë së Dimalit, është paditur në prokurorinë e Beratit, për shpërdorim detyre një çështje pronësie nga një qytetar, por prokuroria e Beratit tha se çështja ishte përcjell në SPAK, për mungesë kompetencash.
Gjykata e Beratit caktoi masë sigurie arrest me burg për një 44-vjeçar të akuzuar për vrasje në Goraj të Kuçovës. I akuzuarit ka pranuar krimin dhe ka shfaqur pendesë në gjykatë.
Banorët e qytetit së vogël në jug të Shqipërisë ankohen se ndotja e ajrit që vjen si pasojë e aktivitetit të guroreve është kthyer në një makth që vazhdon prej vitesh.
Kryeministri Edi Rama u shfaq në një video propaganduese para disa makinerive në rrugën “Muzak Topia” në Berat, por punimet aty janë bllokuar prej kohësh për shkak të vonesave në plotësimin e standardeve të Bankës Botërore për shpronësimin e banorëve që preken nga ndërtimi.
Tre burime natyrore që nxjerrin në sipërfaqe ujë me prezencë të lartë squfuri përdoren historikisht nga banorët e bashkisë që mori së fundmi emrin Dimal, por nevojiten investime për t’i vendosur ato në hartën e turizmit shëndetësor në vend.
Mbyllja e sheshit të depozitimit të mbetjeve në Porto Romano dhe transferimi i mbetjeve të saj drejt inceneratorit të Sharrës pritet t’i sjellë më shumë se 100 milionë euro të ardhura shtesë kompanisë kontroverse koncesionare “Integrated Energy”.