Postuar nga: Guy Verhofstadt

Analize 3 Sep 2019

Beteja për Britaninë

Vendimi surprizë i kryeministrit britanik Boris Johnson për të pezulluar parlamentin dhe për të mbyllur dritaren për çdo debat tjetër mbi Brexit e ka futur qartazi Mbretërinë e Bashkuar në një kaos politik. Ka qenë tepër ironike të shihje përkrahësit e Brexit të tradhtonin demokracinë në emër të “popullit”.

Analize 27 Jun 2019

Gënjeshtra e madhe e Boris Johnson

Ndërsa Boris Johnson, pasardhësi i mundshëm i kryeministres britanike Theresa May, e çon vendin e tij drejt një rruge ku tregtia do të pësojë rënie, Bashkimi Europian po negocion një nga marrëveshjet më të mëdha të tregtisë së lirë në botë. Tani duhet të pyesim veten se për çfarë do të ankohen ende guximtarët dhe aventurierët e pro-Brexit.

Analize 3 May 2019

Luftoni korrupsionin për të rifituar shpirtin e Europës

Laura Codruta Kovesi, ish-drejtoresha e Drejtorisë Kombëtare të Anti-Korrupsionit të Rumanisë dhe kandidatja kryesore për të zënë një post të ngjashëm në nivel BE-je, tani po përballet me një fushatë të ashpër akuzash kriminale të ngritura kundër saj. Rasti i saj është një shembull i përsosur përse Europa ka nevojë për mekanizma më të fuqishëm për të mbështetur vlerat e saj.

Analize 28 Mar 2019

Europa duhet të bashkohet përballë Kinës

Vendimi i qeverisë italiane për të mbështetur “Nismën një brez një rrugë” të Kinës është antitetike për interesat europiane dhe italiane dhe është drejtpërdrejt në duart e presidentit kinez Xi Jinping. Ndërkohë që Bashkimi Europian duhet të ndjekë një marrëdhënie më të ngushtë me Kinën, ai duhet ta bëjë këtë si një bllok i vetëm – dhe kështu në një mënyrë të barabartë.

Analize 13 Dec 2018

Revolucioni që i nevojitet Europës

Protestat e “jelekverdhëve” në Francë gjatë muajit të fundit janë krahasuar me revoltën historike të majit 1968, kur studentët dhe punëtorët pothuajse e ndalën ekonominë franceze në emër të reformës politike dhe kulturore. Por ndryshe nga pararendësja e saj, kryengritja e ditëve të sotme nuk është një ushtrim në demokraci, por një sulm kundër saj.

Analize 3 Dec 2018

Mark Zuckerberg ka humbur kontrollin e Facebookut

Mund të ketë shumë pas dyshim se kontrolli monopol mbi të dhënat personale të miliona njerëzve dhe rrjedha e lajmeve dhe informacionit në internet përbën një kërcënim të qartë dhe aktual për demokracinë. Menaxhimi i Facebookut ka treguar herë pas here se nuk mund t’ia kesh besën që të sillet me përgjegjësi.

Analize 11 Jun 2018

Pse “Amerika e para” nënkupton “Europa e bashkuar”

Midis tërheqjes së Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Europian dhe agresionit në rritje të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ndaj saj, shumë njerëz druhen se BE-ja po përballet me gjithnjë e më shumë sfida sesa mund të përballojë. Por, siç e dinë mirë europianët, nuk ka më mirë sesa një krizë për të vënë përsëri në lëvizje procesin e integrimit.

Analize 4 May 2018

BE-ja duhet të ndalojë fondet për vendet joliberale

Çdo shtatë vjet, Bashkimi Europian jep fonde për të ndihmuar vendet anëtare më të reja  të zhvillohen ekonomikisht dhe të arrijnë bllokun e vendeve më të pasura. Por tani këto fonde po abuzohen nga qeveri si Polonia dhe Hungaria, ndaj është koha të merren masa.

Analize 1 Mar 2018

Teknologjia kundër demokracisë

Platformat e mediave sociale, të cilat thuajse kanë monopolin e shpërndarjes së informacionit në internet kanë pushtetin të ndikojnë negativisht në shoqëritë demokratike, kur vendosin të vënë fitimet e veta nga reklamat përkundër fushatave të disinformimit të drejtuara nga shtete autoritare.

Analize 1 Feb 2018

Të përfundosh punën në Ballkanin Perëndimor

Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë bërë progres të madh që nga vitet 1990, kur dhuna etnike copëtoi rajonin dhe kërkoi ndërhyrje ndërkombëtare. Por progresi është i dobët dhe mund të përmbyset me lehtësi nëse nuk ka një nxitje të rigjallëruar për t’i vendosur këto vende në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Më shumë