Aleanca COVAX është një bashkëpunim global për të siguruar shpërndarjen e drejtë të vaksinave kundër COVID-19 në të gjitha vendet, përfshirë vendet më të varfra. Megjithatë, “nacionalizmi i vaksinave” kërcënon të dëmtojë shpërndarjen e drejtë. UNICEF u bën thirrje vendeve më të pasura t’ia dhurojnë furnizimet e tepërta të vaksinave COVAX-it dhe prodhuesve të vaksinave të prodhojnë doza vaksinash që mund të vihen në dispozicion shpejt, në mënyrë të drejtë dhe të përballueshme.
Ekspertët e zhvillimit kanë matur përherë kostot njerëzore të martesave në fëmijëri, por të dhënat e reja hedhin dritë në ndikimin ekonomik të praktikës. Teksa vendet punojnë për të ndaluar martesën në fëmijëri, ekonomitë e përparuara kryesuar nga G7 – mund të ndihmojnë duke financuar programe që luftojnë një nga problemet kryesore sociale të vendeve në zhvillim.