Në të gjashtën protestë kombëtare të dy partive kryesore në opozitë PD dhe LSI, mijëra mbështetës të opozitës kërkuan largimin e kryeministrit Edi Rama nga posti dhe krijimin e një qeverie tranzitore
Qindra pjesëtarë të komunitetit LGBTI në Shqipëri marshuan për të tetin vit radhazi për të kërkuar më shumë mbrojtje nga diskriminimi dhe bullizmi.
Duke kujtuar dhe analizuar të shkuarën e errët të regjimit komunist në Shqipëri, kineastë, shkrimtarë dhe studiues nga Shqipëria dhe SHBA biseduan të enjten për censurën dhe vetëcensurën në artin e asaj kohe.
Zbulimet e publikuara të martën nga një grup shkencëtarësh nga Vjena dhe Tirana paralajmërojnë për pasoja negative te lumi Vjosë nga shfrytëzimi i tij për hidrocentrale.
Një gardist dhunoi fizikisht dhe verbalisht gazetaren e TV Klan, Ola Xama të martën në mjediset e Kuvendit, duke shënuar rastin e katërt të dhunës së punonjësve të shtetit ndaj gazetarëve brenda muajit prill.
Një grup minatorësh akuzuan qeverinë se po i sorollat kërkesat e tyre për marrjen e statusit të minatorit, që do t’u ofronte atyre një shpërblim të drejtë për punën e rrezikshme.
Një gazetare që po raportonte nga vendngjarja e dëbimeve të Bregut të Lumit të martën i tha BIRN se u kërcënua me shoqërim në komisariat nga policia nëse këmbëngulte të raportonte lajmin pavarësisht se gjendej 500 metra larg nga protesta e banorëve.
Zgjatimi i Bulevardit të Ri përplas policinë me banorët, të cilët kërkojnë dëmshpërblim për shtëpitë e ndërtuara prej 20 vitesh.
Një grup aktivistësh të komunitetit rom marshuan të hënën në rrugët e Tiranës për të kërkuar më shumë akses në shërbimet shtetërore, në Ditën Ndërkombëtare të Romëve.
Shumica e personave me aftësi të kufizuara janë të pakënaqur nga shërbimet e ofruara nga shteti, zbulon një monitorim i realizuar në katër qytete në Shqipëri.