Postuar nga: Jean Pisani-Ferry

Analize 6 Sep 2019

Shuarja e zjarrit të egër të sovranitetit

Me kalimin e kohës, mosmarrëveshja midis presidentit francez Emmanuel Macron dhe homologut të tij brazilian Jair Bolsonaro në lidhje me Amazonën mund të mbetet në të kaluarën, por është e sigurt që do të lindin mosmarrëveshje të tjera midis interesave kolektive dhe atyre kombëtare dhe bota duhet të gjejë një mënyrë për t’i menaxhuar ato.

Analize 1 Aug 2019

Përplasja e ardhshme midis klimës dhe tregtisë

Liderët e rinj të Bashkimit Europian, i cili ka përkrahur vazhdimisht tregjet e hapura, kanë gjasa të shkaktojnë një konflikt midis ruajtjes së klimës dhe tregtisë së lirë. Por kjo përplasje është e pashmangshme dhe mënyra sesi Europa dhe bota do ta menaxhojnë atë do të përcaktojë fatin e globalizimit, në mos edhe atë të klimës.

Analize 7 Jun 2019

Qytetarët e Europës thonë se duan një BE më politike

Zgjedhjet e fundit për Parlamentin Europian sugjerojnë se një pjesë në rritje e votuesve europianë i shohin gjërat ndryshe nga qeveritë kombëtare. Ndërsa qytetarët qartazi i përdorën votat e tyre për të shprehur preferencat e politikave, shumë pak qeveri janë gati për një lidership më politik të BE-së.

Analize 2 Apr 2019

Europa dhe imperializmi i ri

Për dekada me radhë, Europa ka shërbyer si kujdestare e rendit liberal të pasluftës, duke u siguruar që rregullat ekonomike të zbatohen dhe që ambiciet kombëtare të jenë në varësi të qëllimeve të përbashkëta brenda organeve multilaterale. Por me Shtetet e Bashkuara dhe Kinën që po e përziejnë gjithnjë e më shumë ekonominë me agjendat nacionaliste të politikës së jashtme, Europa do të duhet të përshtatet.

Analize 4 Feb 2019

BE-së i nevojitet një zgjidhje për Brexit

Pavarësisht se marrëveshja e saj e negociuar me BE-në për daljen e Britanisë nga kjo e fundit u refuzua këtë muaj nga parlamenti, kryeministrja britanike Theresa May vazhdon të qëndrojë ende në krye të procesit të Brexit. Për të shmangur një skenar katastrofik për një dalje pa marrëveshje, liderët e bllokut, u pëlqen apo jo, duhet të vazhdojnë të punojnë me Theresa May për të gjetur një zgjidhje kompromisi.

Analize 7 Jan 2019

50 hijet e të verdhës

Gjashtë javë pasi ata filluan të tronditin politikën franceze dhe një muaj pas shpërthimit të dhunës në Champs Elysees, jelekverdhët mbeten si tepër të dukshëm ashtu edhe tepër enigmatikë. Çështja tani është nëse lëvizja do të gjejë një zë politik dhe, nëse ndodh kështu, cili do të jetë ai.

Analize 3 Sep 2018

Europa mund të humbasë mundësinë e saj për riorganizim politik

A do t’u ofrohet votuesve të kontinentit mundësia të vendosin mbi sfidat kyçe me të cilat po përballen shoqëritë e tyre apo manovrat taktike do të pengojnë zgjedhjet dhe do të lejojnë dominimin e vazhdueshëm të politikës tradicionale? Nëntë muajt në vazhdim deri në zgjedhjet e ardhshme të Parlamentit Europian do të japin përgjigjen për këtë.

Analize 5 Jun 2018

“Vija në rërë” e Sergio Mattarellës

Detyra e rëndësishme me të cilën përballet Europa është të pajtojë të drejtën e qytetarëve për të bërë zgjedhje radikale me nevojën për të siguruar që vendimet që çojnë në trazira kushtetuese i nënshtrohen një diskutimi të një publiku të gjerë. BE dhe euro nuk duhet të jenë burgje kushtetuese, as nuk duhet t’u nënshtrohen vendimeve të keqkuptuara

Analize 30 Jan 2018

Pasojat ekonomike ndërkombëtare të Z. Trump

Ajo që ka ndryshuar në mënyrë themelore me administratën e Trump nuk është se ajo sillet në mënyrë më egoiste se sa administratat paraardhëse, por se kjo aktualja duket se nuk është e bindur se sistemi global i shërben interesave strategjike të SHBA-së. Për pjesën tjetër të botës, pyetja kyçe është nëse sistemi botëror është mjaftueshëm i fortë për t’i mbijetuar tërheqjes së vendit që e krijoi atë.

Analize 10 Nov 2017

Fiksimi i rrezikshëm i Gjermanisë

Aftësia e Bashkimit Europian për t’iu përgjigjur sfidave globale dhe atyre të brendshme do të varet kryesisht nga programi qeverisës që del nga bisedimet e vazhdueshme të koalicionit në Gjermani. A do të jetë qeveria e ardhshme gjermane e gatshme ta lërë mënjanë frikën e rishpërndarjes së padrejtë të BE-së apo ajo do të vazhdojë t’i lejojë këto frika të diktojnë çdo veprim të saj?

Më shumë