Parcelat e mbjella me kanabis janë reduktuar gjatë viteve të fundit në Shqipëri, megjithatë ekspertët paralajmërojnë se aksionet policore nuk mjaftojnë për t’a çrrënjosur kulturën e kultivimit që shkon pas në dekada.
Ekspertët paralajmërojnë se shkelja e masave kundër përhapjes së COVID-19 gjatë tubimeve politike dhe takimeve elektorale për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, rrezikon ta përkeqësojë epideminë në vend.
Një person i identifikuar nga policia si Tauland Gjikaj (Beqiraj) është vrarë në afërsi të Gjykatë së Apelit të Vlorës, ndërsa policia ka ndaluar një të dyshuar.
I liruar nga burgu një vit më parë pasi shleu ¾ të dënimit, Marion Mitro u plagos me dy plumba në lagjen “29 nëntori” në Vlorë, por i mbijetoi atentatit.
Gjykata e Vlorës caktoi masë sigurimi arrest me burg për Emiljano Likaj, i akuzuar si personi që drejtonte gomonen fundosja e të cilës rrezikoi jetën e 55 refugjatëve nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut që synonin të mbërrinin në Itali.
Operacioni i shpëtimit të 55 refugjatëve nga Siria, Irani dhe Egjipti që rrezikuan të mbyteshin pas fundosjes së gomones që do i trafikonte në Itali, është mbuluar me hije dyshimi pas zhdukjes misterioze të 2 trafikantëve. Pronari i një hosteli në Tiranë është i vetmi i arrestuar për ngjarjen.
Katër oficerë policie që u lanë me masë sigurie “detyrim paraqitje” dhe u pezulluan nga detyra prej Gjykatës së Vlorës, pretenduan se nuk e kontrollonin dot territorin për kanabis pë shkak të terrenit dhe ngarkesën gjatë sezonit turistik.
Gjykata e Vlorës caktoi masën arrest me burg për 31 persona, kryesisht banorë të fshatrave të Vlorës, të akuzuar për kultivim kanabisi, mes të cilëve dhe një punonjës policie i akuzuar për “shpërdorim detyre”.
Policia e Vlorës ekzekutoi urdhërarrestet për 27 persona me akuzat e kultivimit, trafikut dhe prodhimit të lëndëve narkotike, ndërsa shpalli në kërkim 4 të tjerë. Gjatë operacionit u sekuestruan 120 kg kanabis dhe u shkatërruan 12 mijë rrënjë bimë narkotike.
Një i ri u gjet i vrarë në makinën e tij në anë të rrugës që lidh Vlorën me Dukatin, ndërsa policia dyshon se atij i është bërë pritë nga persona ende të panjohur.