Postuar nga: Klodiana Lala

Investigim 23 Sep 2021

Bilanci i OFL i heq lustrën luftës së qeverisë kundër krimit të organizuar

Çfarë tregon sekuestrimi me bujë dhe rrëzimi në gjykatë i çështjes së kompleksit “Golden” me pronësi të ndarë mes Altin Hajrit dhe kompanisë “Kastrati” për dobësitë e operacionit “Forca e Ligjit” – nga i cili janë konfiskuar vetëm 15 pasuri të krimit të organizuar.

Investigim 30 Jun 2021

Historia e krimit shqiptar: Peng në zinxhirin e kokainës

Çfarë zbulon një rrëmbim në Shqipëri mbi vesin europian në rritje të konsumit të kokainës.

Investigim 4 Mar 2021

‘Gjithçka shndërrohet në ndërtesa’: Beteja e humbur e Shqipërisë me paratë e pista

Shqipëria ka bërë hapa pas në luftën kundër pastrimit të parave të lidhura me krimin e organizuar dhe korrupsionin, të cilat deformojnë tregun e pasurive të paluajtshme dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të vendit.

Investigim 27 Nov 2020

Pikëpyetje mbi dëmet e tërmetit në shkollat që do të rindërtohen nga BE

Një raport paraprak i Kontrollit të Lartë të Shtetit i konsideron të pabaza akt-ekspertizat për prishjen e 7 objekteve arsimore në Durrës dhe rikonstruksionin e 4 të tjerave –pjesë e listës së miratuar nga Komiteti Shtetëror i Rindërtimit për t’u financuar nga programi “BE për Shkollat”.

Investigim 12 May 2020

Alibia e paverifikuar kapitullon hetimet e dosjes “Toyota Auris”

Një skenar i pretenduar për një pronar gjerman të 3.4 milionë eurove të sekuestruara në Durrës dhe ambicieve të tij për të blerë toka në bregdet rrëzoi hetimet e kryera në Shqipëri, Belgjikë dhe Gjermani për rrjetin e dyshuar të pastrimit të parave përmes importit të makinave “Toyota Auris” –pa u verifikuar as nga Prokuroria dhe as nga Gjykata.

Investigim 30 Jan 2019

Përgjimet zbulojnë rolin e krimit të organizuar në blerjen e votave

Dhjetra përgjime dhe dokumente të siguruara nga BIRN përmes dy hetimeve në Prokurorinë e Krimeve të Rënda hedhin dritë mbi përfshirjen e krimit të organizuar në episode të blerjes së votës në Durrës, Kavajë, Lezhë dhe Dibër, ndërkohë që Shqipëria po shkon drejt një procesi të ri zgjedhor. 

Analize 23 Oct 2017

Gjyqtarët deklarojnë miliona lekë cash, ligjvënësit ndajnë qëndrime të ndryshme për kufizimet ligjore

Pas mbajtjes për vite të tëra të vlerave të mëdha të parave cash nëpër shtëpi, gjyqtarët në Shqipëri detyrohen nga ligji i vettingut që të depozitojnë në banka çdo qindarkë mbi 1.5 milionë lekë, por deputetët e Komisionit të Ligjeve ndajnë qëndrime të ndryshme se cilat subjekte e kanë këtë detyrim.

Analize 23 Aug 2017

Gjyqësori përpiqet të menaxhojë dëmet e mbi 300 rekurseve të lëna në harresë

Pas ekspozimit të skandalit “të groposjes” së mbi 300 rekurseve në arkivën e Gjykatës së Tiranës, inspektoriati i KLD-së nis verifikimet, ndërsa kryetari i Gjykatës së Lartë pohon se çdo çështje do të shqyrtohet rast pas rasti-duke e quajtur problemin “cënim të procesit të rregullt ligjor”.

Lajm 19 Jul 2017

Lirimi i Alket Hatisë i kushton hetim disiplinor gjyqtarit të Durrësit

Pas ankesës së ministrit të Drejtësisë, Inspektoriati i KLD-së nis hetim disiplinor ndaj gjyqtarit Petraq Çurri për shkelje të dispozitave proceduriale në vendimin për lirimin nga qelia të të kërkuarit Alket Hatija.   

Analize 14 Jul 2017

Vendimi i Gjykatës: Arrestimi “me urdhër të Interpolit” shkeli të drejtat e Hatisë

Vendimi i zbardhur i gjykatës tregon se Alket Hatija u la i lirë ndonëse gjyqtari Petrit Çurri kishte përpara një urdhër kërkimi ndërkombëtar për të, ndërkohë që arrestimi u cilësua i paligjshëm pasi shkel të drejtat e të dënuarit me 20 vjet burg për trafik droge.

Më shumë