Bandat shqiptare të krimit po dominojnë tregun e kokainës në Britani, duke u mbështetur tek emigrantë të paligjshëm nga veriu i largët dhe malor i vendit, ku varfëria është shumë e përhapur.
Një hetim i filluar nga zyra e riskut të doganave britanike, zbulon se një fabrikë në Librazhd vazhdon të prodhojë miliona cigare të ‘falsifikuara’ çdo vit.
Kryeprokurorja Arta Marku tha se shkaku i kaosit në Prokurorinë e Krimeve të Rënda është frika e përballjes me krimin e organizuar, ndërkohë që 10 prokurorët e ndëshkuar e akuzuan atë për veprime të kundraligjshme dhe cënim të pavarësisë. Opozita dorëzon kallëzim penal dhe deklaron se Marku po sulmon prokurorët e çështjes “Tahiri”.
Dhjetë prokurorë të Krimeve të Rënda u vendosën nën proces disiplinor dhe 3 prej tyre u transferuan pas kundërshtimit të një shorti për zgjedhjen e një përfaqësuesi shtesë në gjyqin e Emiljano Shullazit, ndërkohë që çështja mbetet ende pa prokuror dhe palët akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të ligjit.
Një ndër të dënuarit kryesorë për laboratorin e kokainës u lirua para kohe nga burgu me vendim të Gjykatës së Fierit, ndonëse prokurori e kundërshtoi kërkesën e Hoxhës si të pabazuar në ligj dhe paralajmëroi apelimin e vendimit. Avokati: Liria me kusht, e drejtë e klientit tim.
Pas dënimit me 5 vjet burg, më së shumti në bazë të dëshmisë së zëvëndësit bashkëpunëtor në krim nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Apeli shpalli të mërkurën pafajësi për Artur Zoton ndaj akuzave për manipulimin e tenderëve të ushqimeve.
Një hetim 3-mujor i Prokurorisë së Durrësit për ekstradimin në Itali të anëtarit të bandës së Habilajve gjeti shkelje të procedurave nga struktura të Policisë, Prokurorisë, Gjykatës dhe ministrja e Drejtësisë, por akuza u pushua me argumentin se shkeljet nuk ishin bërë me dashje dhe se ekstradimi nuk pengon procedimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda.
Gjykata e Katanias në Itali vendosi lehtësimin e masës së sigurisë për Nazer Seitajn, i dyshuar për lidhjet me vëllezërit Habilaj, por vendimi konsiderohet një “procedurë” që nuk cënon hetimet për trafik droge nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.
Nën presionin e masave ndëshkuese administrative dhe kërcënimeve për sekuestrim të mallit, policia bashkiake e Tiranës e ka kthyer në mision spastrimin e trotuareve nga shitësit ambulantë të cilët me vështirësi sigurojnë paratë e mbijetesës nga shitja e produkteve bujqësore në kryeqytet.
Përtej deklaratave për një korrigjim të mundshëm të kufijeve që do ta bënte Luginën e Preshevës pjesë të Kosovës, mungesa e punësimit dhe mosnjohja e arsimit në shqip në Serbi po i shtyn shumë të rinj nga Bujanoci, Medvedgja dhe Presheva ta kërkojnë të ardhmen tyre në perëndim.