Ndërsa vaksinimi në Kosovë vazhdon me ritme shumë të ngadalta, një deputet i opozitës i ka bërë thirrje kryeministrit të Shqipërisë që të ndihmojë duke hapur qendra vaksinimi në Shqipëri për shtetasit e Kosovës.
Deputetët e Kosovës votuan për ta bërë 38-vjeçaren Vjosa Osmani presidenten e re të vendit të dielën në mbrëmje, duke i dhënë fund një ngërçi politik që mund të kishte shkaktuar zgjedhje të parakohshme për herë të dytën këtë vit.
Përpara një votimi parlamentar për të zgjedhur një president të ri, Lëvizja Vetëvendosje e Kosovës paraqiti një mocion të befasishëm për të ndryshuar ligjin zgjedhor të vendit, duke sugjeruar se mund të priten përsëri zgjedhje të parakohshme.
Lidhja Demokratike e Kosovës, LDK, u zotua të martën se do të marrë pjesë në një votim në parlament për të zgjedhur presidentin e ri të vendit, që ka shumë gjasa të jetë Vjosa Osmani, ish-anëtare e LDK-së.
Deputetët votuan Albin Kurtin si kryeministër për herë të dytë – një vit pasi ai u rrëzua nga qeveria dhe gjashtë javë pasi partia e tij Vetëvendosje fitoi zgjedhjet me një rezultat të thellë.
Një ditë pasi partia e tij Vetëvendosje fitori zgjedhjet, lideri i ri i Kosovës do ta ketë të lehtë të formojë një qeveri, por do të përballet me probleme, nëse përpiqet të mënjanojë dialogun me Serbinë.
Rreth 1.8 milionë votues kanë të drejtë të hedhin vota këtë të dielë për të zgjedhur një parlament të ri në Kosovë për herë të gjashtë në më pak se 14 vjet.
Në Skënderaj, vendlindja e disa komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përfshirë ish-presidentin Hashim Thaçi, i cili po pret gjyqin në Hagë për krime lufte, janë shtuar tensionet pas një sfide të fortë të opozitës në fushatën zgjedhore.
Zyrtarë dhe kryetarë partish politike bënë homazhet e tyre për presidentin e parë të Kosovës pas luftës, Ibrahim Rugova, i cili vdiq në janar 2006.
Një vendim i Gjykatës Kushtetuese i hapi rrugën zhvillimit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë në shkurt – ndërsa ngriti gjithashtu dilema nëse udhëheqësi i opozitës kryesore Albin Kurti është apo jo kandidat i vlefshëm për deputet.