Postuar nga: Robert Skidelsky

Analize 23 Aug 2019

Rënia dhe ngritja e heroizmit publik

Guximi moral, i cili dallohet nga guximi fizik, është një virtyt qytetar dhe jo ushtarak. Një person mund të ketë frikë nga dëmtimi fizik, por është moralisht i patrembur. Por guximi moral ka qenë gjithmonë më pak i admiruar sesa guximi fizik, sepse përfshin të shkuarit kundër rrymës.

Analize 18 Apr 2019

Jeta e mirë pas pune

Për të menaxhuar valën e fundit të automatizimit, duhet të kemi synime që janë më thelbësore sesa thjesht dëshira për më shumë produkte dhe shërbime. Pa një përkufizim inteligjent të mirëqenies, ne do të krijojmë thjesht më shumë përbindësha që ushqejnë njerëzimin.

Analize 19 Mar 2019

Nuk ka zgjidhje dhe nuk ka dalje për Mbretërinë e Bashkuar

Rezultati i një zgjedhjeje të thjeshtë brenda apo jashtë që iu dha votuesve të Mbretërisë së Bashkuar në referendumin Brexit në qershor 2016 ka rezultuar pothuajse i pamundur të vihet në zbatim. Pengesa kryesore nuk vjen nga vështirësitë e negocimit të traktateve të reja, por nga gjykimi i atyre në detyrë për të drejtuar jetën politike në Britani, gjë që e ka bërë koston e një tërheqjeje këmbëngulëse tepër të madhe.

Analize 24 Dec 2018

Agonia e vazhdueshme e Brexit

Ata që po bëjnë thirrje për një referendum të dytë për daljen e Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Europian nuk po marrin në konsideratë një të vërtetë të papërshtatshme. Ata që duan të dalin nga BE-ja e urrejnë BE-në më shumë sesa ata që duan të rrinë në të. Pra, duhet të shpresojmë që kryeministrja Theresa May të fitojë divorcin e saj miqësore kur Parlamenti ta votojë atë më në fund në janar.

Analize 24 May 2018

Pse të rishpikim rrotën monetare?

Kriptovalutat premtojnë të realizojnë ëndrrën e Friedrich Hayek për një treg të lirë të parasë. Por shoqëritë njerëzore nuk kanë zbuluar mënyrë më të mirë për të mbajtur vlerën e parasë më konstante sesa mbështetja te bankat qendrore që ushtrojnë kontroll  mbi të.

Analize 19 Mar 2018

A është media tepër e lirë?

Më herët këtë muaj, ish aktori dhe komediani John Ford zbuloi se gazeta Sunday Times nën pronësinë e Rupert Murdoch e kishte punësuar atë për të hakuar dhe gërmuar në punët private të dhjetëra njerëzve të famshëm. Ne kemi nevojë që shtypi të na mbrojë ne nga abuzimi me fuqitë shtetërore; por ne kemi nevojë gjithashtu për shtetin që të na mbrojë nga abuzimet me pushtetin e medias.

Analize 19 Jan 2018

Si i mbijetoi ekonomiksi krizës ekonomike

Ndryshe nga Depresioni i Madh i viteve 1930, i cili prodhoi ekonomiksin Kejnesianist, dhe stagflacionit të viteve 1970, i cili solli ngritjen e monetarizmit të Milton Friedman, Recesioni i Madh nuk ka sjellë ndonjë përgjigje të ngjashme nga profesioni i ekonomiksit. Pse?

Analize 23 Dec 2017

Gara me makineritë

Ekonomistët kanë besuar gjithmonë se dallgët e mëparshme të shkatërrimit të vendeve të punës kanë sjellë një ekujlibër mes ofertës dhe kërkesës në tregun e punës në një nivel më të lartë si për punësimin ashtu edhe për të ardhurat. Por nëse robotët munden me të vërtetë t’i zëvendësojë, jo thjeshtë t’i zhvendosin njerëzit, është e vështirë të shohësh një ekujlibër deri në pikën kur vetë raca njerëzore bëhet e tepërt.

Analize 24 Nov 2017

Të vërteta të papërshtatshme për emigracionin

Teoria standarde ekonomike thotë se emigracioni neto, njësoj si tregtia e lirë, është në dobi të popullsisë vendase pas një periudhe  kohe. Por një hulumtim i kohëve të fundit ka gjetur boshllëqe të mëdha në atë argument, ndërsa pasojat sociale dhe politike të kufijve kombëtar të hapur në mënyrë të ngjashme sugjerojnë papërshtatshmërinë e kufijve të emigracionit.

Analize 20 Jun 2017

Paqartësia Britanike në thellim

Zgjedhjet e përgjithshme në Britani supozohet të rritnin fuqinë negociuese të kryeministres Theresa May, por ato rezultuan të paqarta, ndërkohë Mbretëria e Bashkuar ndodhet përballë sfidave që duket se kërkojnë më shumë përpjekje për t’u kapërcyer.

Më shumë