Ish-presidenti Hashim Thaçi vuri në lëvizje krijimin e një Komisioni për të Vërtetën dhe Pajtimin për Kosovën, por pas akuzimit të tij për krime lufte, është e paqartë nëse ndonjë lider tjetër politik ka vullnet për ta çuar përpara këtë iniciativë.
Mbetjet mortore të viktimave të tri masakra të kohës së luftës së Kosovës do të analizohen përsëri nën dyshimin për gabime të mundshme gjatë identifikimeve të kryera pa analizën e ADN-së – një gjë që ka përtërirë pikëllimin e familjarëve të tyre.
Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë pretendon se ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe shokët e tij të akuzuar për krime lufte janë përfshirë në manipulim të dëshmitarëve të mundshëm të prokurorisë para gjykimit të tyre.
Pas tre dekadash, ende nuk dihet se çfarë i ndodhi me dhjetëra ushtarëve të rekrutuar shqiptarë të Kosovës që u zhdukën ndërsa shërbenin në Ushtrinë Popullore Jugosllave gjatë shpërbërjes së dhunshme të Jugosllavisë.
Hashim Thaçi fillimisht e mbështeti idenë e krijimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës, por tani që po përballet me një aktakuzë të mundshme për krime lufte, ai po akuzohet se po përpiqet ta pengojë dhe minojë këtë gjykatë.
Dëshmitarët shqiptarët që pranuan të dëshmojnë kundër ish-luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës druhen se identitetet e tyre mund të jenë zbuluar për shkak të rrjedhjes së dokumenteve të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.
Dhomat e Specializuara të Kosovës me seli në Hagë ofrojnë ndihmë juridike vetëm për të pandehurit për krime lufte që vërtetojnë se nuk janë në gjendje të paguajnë avokatët e tyre, por vetë sistemi i Kosovës është shumë më pak transparent në lidhje me këtë çështje, duke ngritur shqetësime në abuzimet e mundshme.
Serbia dhe Kosova i kanë kërkuar njëra-tjetrës të hapin arkivat ushtarake për të ndihmuar në zbulimin e vendeve ku janë varrosur personat e zhdukur nga lufta e viteve 1998-1999, por pavarësisht retorikës bashkëpunuese, duket se asnjëra palë nuk ka gjasa ta bëjë këtë.
Një libër që tregon historitë e të mbijetuarve të masakrës në Krushë të Vogël të Prizrenit më 26 mars 1999 – kur forcat serbe vranë dhe dogjën kufomat e rreth 113 civilëve.
Kosova ka ndarë miliona euro për të ndihmuar ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nëse ata gjykohen në Hagë, por zyrtarët nuk pranojnë të shpjegojnë se si po shpenzohen paratë, ndërsa ish-luftëtarët pretendojnë se personat që kanë lidhje politike po marrin trajtim të veçantë.