Blog20 Apr 2017

Aventurë me biçikletë në fshatin e Baldushkut (Foto)

Vetëm pak kilometra nga Tirana, fshati i Baldushkut është një mundësi e mirë për një shëtitje të shkurtër brenda Tiranës, ndërsa aventurierët mund të shkojnë edhe tej në një eksplorim të ujëvarës së Kakunjës.

Autor: Ivana Dervishi BIRN Baldushk
Printo

Aventurë mbi dy rrota për në Baldushk, Tiranë. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Nëse po kërkoni të shkrydhni trupin nga një javë monotone, një aventurë e shkurtër me biçikletë në Baldushk, 22 kilometra në jugperëndim të Tiranës, mund të rezultojë aktiviteti i duhur.

Në një largësi optimale nga kryeqyteti, rruga për në Baldushk kërkon rreth dy orë e pak pedalim me një ritëm të relaksuar, por varet edhe nga modeli i biçikletës suaj.

Baldushku është një fshat i rrahur nga çiklistët për shkak të rrugës së asfaltuar, e cila nuk frekuentohet nga shumë makina dhe panoramës së jetës së fshatit.

Dy janë rrugët që do t’ju çojnë në Baldushk, njëra është e rrezikshme ndërsa tjetra e lodhshme, por aventuriere. Ju mund të ndiqni të tatëpjetën e Saukut 2 për të dalë në Picallë dhe më pas në Stermas dhe të ktheheni djathtas për në Vishaj si mundësinë aventuriere ose të ndiqni rrugën e rrezikshme e cila kalon krah makinave nga autostrada Tiranë-Elbasan deri në Stërmas dhe pastaj të ndiqni kthesën në të djathtë për në Vishaj.

Nga fshati Vishaj deri në Baldushk, rruga alternon fushën me kodrinat e ulëta për 10 kilometra të tjera. Megjithatë, tashmë të qetë nga makinat mund të shijoni natyrën e zonës. Përgjatë rrugës ka disa lokale ku mund të pushoni për një kafe, por ushqimet e marra me vete janë gjithnjë të rekomandueshme.

Një nga destinacionet e tjera të nxehta të entuziastëve të çiklizmit në kryeqytet është kthyer gjithashtu edhe ujëvara e Kakunjës, 8 kilometra nga Baldushku. Për të shkuar te ujëvara, aventurierët thonë se shpesh u duhet të lidhin biçikletat pas ndonjë trungu peme dhe të vazhdojnë ecjen për disa minuta.

Me temperaturat e favorshme të pranverës, udhëtimi juaj i shkurtër në Baldushk do të rezultojë një pedalim i këndshëm dhe jo shumë i lodhshëm, nga i cili do të ktheheni me dëshirën për të mos ndaluar eksplorimin tuaj për destinacionet tërheqëse përreth.

Aventurë mbi dy rrota për në Baldushk, Tiranë. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Aventurë mbi dy rrota për në Baldushk, Tiranë. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Aventurë mbi dy rrota për në Baldushk, Tiranë. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Aventurë mbi dy rrota për në Baldushk, Tiranë. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Aventurë mbi dy rrota për në Baldushk, Tiranë. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Aventurë mbi dy rrota për në Baldushk, Tiranë. Foto: Loreta Cuka/BIRN