Një libër i ri mbi politikën e BE-së ndaj Ballkanit shprehet se fuqia transformuese e BE-së në rajon është e pavërtetuar në teori dhe e dobët në praktikë.
Kur vendosëm të botonim një vëllim të redaktuar mbi Ballkanin Perëndimor dhe t’ia paraqisnim propozimin Peter Lang Publishing në fillim të vitit 2017, synimi ynë ishte të krijohej një vëllim që do të diskutonte procesin e europianizimit të rajonit nëpërmjet lenteve të korrupsionit dhe marrëdhënieve rajonale.
Zgjodhëm për këto dy perspektiva kryesisht për shkak se ishim, dhe jemi ende, të sigurt se europianizimi i rajonit ka qenë një dështim dhe se Ballkani Perëndimor jo vetëm që është rrënuar nga korrupsioni sistematik, por edhe se marrëdhëniet rajonale mbetën tepër të brishta.
Në këtë drejtim, donim të krijonim një vëllim që do të rrëmonte në teorinë e europianizimit dhe do të nxirrte në pah dobësitë dhe kufizimet e tij në rastin e Ballkanit Perëndimor.
Duke qenë të frymëzuar nga njën sërë autorësh kritikat e të cilëve për procesin e europianizimit të rajonit ishin të konsiderueshme, ne arritëm të formonim një ekip me akademikë dhe praktikantë, ekspertiza e të cilëve për tema të caktuara na lejoi të përpilonim vëllimin. Zgjodhëm të hidhnbim një sy vetëm ë hapësirën post-jugosllave; libri ynë nuk e diskuton Shqipërinë, e cila megjithatë i përket rajonit në fjalë.
Prandaj, nuk synonim vetëm “të mbushim një boshllëk në këtë fushë” – asnjë vëllim i tillë nuk ekzistonte në atë kohë – por mbi të gjitha të siguronim një analizë gjithëpërfshirëse empirike që mund të shërbejë si praktikantëve të angazhuar me dhe në rajon, po ashtu edhe akademikëve.
Kështu lindi Ballkanizimi i Europianizimit: Lufta kundër Korrupsionit dhe Marrëdhëniet Rajonale në Ballkanin Perëndimor.
I botuar këtë vit në maj, libri diskuton dy çështjet e lartpërmendura kërkimore që përbëjnë kritere vendimtare në procesin e pranimit të Ballkanit Perëndimor në BE.
Ndërkohë që korrupsioni sistematik kërcënon stabilitetin dhe integritetin e institucioneve shtetërore dhe dëmton besimin e qytetarëve në shërbimet shtetërore dhe aparatin ekzistues, marrëdhëniet e brishta rajonale bien vazhdimisht pre e diskurseve nacionaliste që politikanët shfrytëzojnë herë par here për t’i shërbyer qëllimeve të përkohshme të politikës së përditshme.
Ndërkohë që liritë e medias në rajon po zvogëlohen, elitat politike vendase vazhdojnë të mos ofrojnë një ndryshim real që do t’i hapte rrugën anëtarësimit në BE të shteteve të tyre.
Vëllimi ynë diskuton në thellësi arsyen pse europianizimi i Ballkanit Perëndimor ka dështuar deri më tani dhe pse janë arritur rezultate të tilla të kufizuara të këtij procesi, në lidhje me dy çështjet e hulumtuara.
Duke analizuar situatën në të gjitha republikat post-jugosllave, ne theksojmë paaftësinë dhe mosgatishmërinë e elitave politike për të luftuar vërtet korrupsionin në rajon, shpesh të ndikuar nga lojtarë të ndryshëm vendas të vetos – formalë dhe joformalë – interesat e të cilëve në të kundërt do të rrezikoheshin.
Këta “lojtarë vetoje”, që vijnë nga qarqet pranë strukturave politike, duke variuar nga manjatët e deri te rrjetet e krimit të organizuar, ish-zyrtarët e policisë, ata ushtarakë dhe të forcave të sigurisë, pengojnë luftën kundër korrupsionit dhe progresin e saj, siç ka deklaruar në disa raste Arolda Elbasani, e cila ka shkruar shënimet për vëllimin tonë.
Përveç kësaj, në qasjen e tij të kritikuar “stabilitokratike” në rajon, Brukseli ka kompromentuar demokracinë, duke i dhënë prioritet nevojës për ta pasur rajonin të qëndrueshëm dhe paqësor.
Dhe ndërsa elitat politike vendase besojnë se BE-ja nuk është me të vërtetë e dhënë në “shtypjen e butonave të duhur” në luftën kundër korrupsionit, si dhe me shumë aspekte të tjera të tranzicionit demokratik, ndikimi i BE-së në rajon, fatkeqësisht, vazhdon të sjellë kryesisht ndryshime strukturore vendore formale, dhe për pasojë të limituara dhe sipërfaqësore.
Prandaj, dëshmitë e reformave të brendshme reale janë të pakta, ndërsa elitat politike të brendshme vazhdojnë në teori, por jo në praktikë, të mbështesin procesin e integrimit në BE dhe janë krenarë që mund të shihen si reformistë. Kjo është arsyeja pse vëllimi ynë arrin në përfundimin, siç shkroi edhe Arolda Elbasani, se fuqia transformuese e BE-së në rajon është e pavërtetuar në teori dhe e rreme në praktikë.
Në departamentin e marrëdhënieve rajonale u shfaq një pamje disi më e mirë. Këtu, BE-ja ka arritur të bëjë që shtetet e Ballkanit Perëndimor të ndërtojnë marrëdhënie më gjithëpërfshirëse dhe të hapin kanale bashkëpunimi të ndërsjellët.
Megjithatë, pavarësisht suksesit të tij në këtë fushë, rajoni mbetet i rrënuar nga çështjet e së kaluarës, pasi herë pas here dalin në pah axhenda nacionaliste, duke u mbështetur në të njëjtën retorikë që e ndihmoi rajonin të ndihmoi rajonin të ndizej në vitet 1990.
Duket se, edhe në këtë drejtim, BE-ja nuk ka zgjedhur rrugën e duhur të veprimit: ndërsa elitat politike vendase e mbajnë rajonin “të qëndrueshëm”, ata megjithatë i drejtohen logjikës nacionaliste sa herë që e shohin të përshtatshme, në fund të fundit, sepse ata kanë nevojë t’u tregojnë votuesve të tyre se ata janë vërtetë patriotikë.
Dhe ndërsa këto kalime në të kaluarën nacionaliste mund të jenë asgjë më shumë sesa thjesht gabime të përkohshme (të mishëruara në mënyrë të përsosur nga marrëdhënia Serbi-Kosovë), ato megjithatë kanë ngritur tensionet në rajon.
Pra, duke absurde të besohet (sidomos nga ana e BE-së) që politikanët vendas jodemokratikë dhe gjithnjë e më autoritarë, axhendat e të cilëve ndikojnë në të kaluarën nacionaliste dhe të ardhmen e supozuar europiane, mund të drejtojnë dhe menaxhojnë me sukses rrugën e vendeve të tyre drejt anëtarësimit në BE.
Mendimet e shprehura në seksionin e Opinioneve janë vetëm ato të autorëve dhe jo domosdoshmërish pasqyrojnë pikëpamjet e BIRN.