Përpara samitit të Ballkanit Perëndimor, Komisioni Europian ka ofruar 1.5 milionë euro për Serbinë dhe Maqedoninë në ndihmë të refugjatëve që kalojnë tranzit në këto vende.
Përpara Samitit të Ballkanit Perëndimor në Vjenë, Komisioni Europian të mërkurën tha se do të japë 1.5 milionë euro shtesë në financim humanitar për të ndihmuar refugjatët dhe migrantët në Serbi dhe Maqedoni.
Ndihma do të mbështesë partnerët humanitarë në punën me shërbime të përkohshme bazë me si uji, higjiena, kujdesi shëndetësor, strehimi dhe mbrojtje për refugjatët dhe migrantët. Ndihma do të shkojë gjithashtu për përmirësimin e qendrave të pritjes dhe koordinimin dhe raportimin mbi çështjet e migrimit në rajon.
“Ballkani perëndimor po përballet me një numër të paprecedent refugjatësh tranzit dhe migrantësh. BE-ja po ofron ndihmën e saj humanitare për t’i dhënë atyre çlirimin për të cilin kishin nevojë urgjente. Ky është solidaritet europian,” tha Christos Stylianides, komisioneri i BE për ndihmën humanitare dhe menaxhimin e krizës.
Komisioni Europian më parë ofroi rreth 90,000 euro ndihmë për Maqedoninë në korrik dhe 150,000 euro për Serbinë më 20 gusht në përgjigje të emergjencës.
Gjermania do të ofrojë një milion euro të tjetra për ndihmë humanitare afatshkurtër për të qetësuar situatën dramatike të refugjatëve që kalojnë në Ballkanin Perëndimor, tha Ambasada Gjermane në Maqedoni të mërkurën.
Rreth 102,000 refugjatë kanë hynë në BE përmes Maqedonisë, Serbisë, Bosnje-Hercegovinës, Shqipërisë, Malit të Zi ose Kosovës nga janari në korrik të këtij viti krahasuar me 8000 personat e të njëjtës periudhë për 2014, sipas agjencisë europiane të kufirit, Frontex.