Një defekt elektrik ndërpreu furnizimin me energji. Minatorët po nxirren me ashensorin e materialeve.
Një defekt në sistemin e energjisë elektrike në kompleksin minerar të Trepçës në Kosovë, 57 minatorë mbetën të bllokuar në galeritë e minierës. Pesë prej tyre u nxorrën në mbrëmje me anë të ashensorit të xeherorit.
Aktualisht po punohet për të nxjerrë minatorët e tjerë, nxjerrja e të cilëve është e ngadaltë për shkak se ashensori nuk është në gjendje të ngrejë më shumë se pesë persona njëherësh.
Punëtorët e bllokuar ndodhen mes niveleve shtatë dhe njëmbëdhjetë të minierës.
Drejtori i Trepçës Ahmet Tmava tha për KALLXO.com se po punohet për të rregulluar defektin dhe për të rikthyer minierën në normalitet.
“Jemi në kontakt të vazhdueshëm me minatorët dhe po besojmë se shumë shpejt kjo gjendje do të rregullohet”, u shpreh ai.
Burimi: Kallxo.com