Temperaturat ekstreme kanë bllokuar qarkullimin në lumenjtë kryesorë të Europës Lindore dhe Qendrore, duke kërkuar kështu ndërhyrjen e anijeve akullthyese.
Blloqe akulli janë formuar në lumenjtë Danub, Savë dhe Tisa që rrjedhin përgjatë Europës Qendrore dhe Lindore, ku anijet akullthyese po punojnë për të rihapur rrugët ujore që prej temperaturave nën zero kanë ngrirë plotësisht.
Në Serbi, akullthyesi i vetëm në vend iu drejtua bllokut të Portave të Hekurta në kufirin Serbi-Rumani, ndërsa dy anije shtesë nga Hungaria kanë mbërritur për të dhënë ndihmë në vende të tjera.