Blog25 Apr 2019

Çfarё e bёn tё veçantё njeriun?

Zbulimet shkencore nё vitet e fundit kanё ndryshuar kuptimin tonё mbi evolucionin dhe unikalitetin e njeriut.

Autor: Ani Bajrami BIRN Tiranë
Printo

Foto ilustruese: Vizitorë në nje ekspozitë në Muzeun Kombëtar më 16 dhjetor 2014. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Tё kuptosh njeriun ёshtё si tё shohёsh pёrmes njё kaleidoskopi. Mozaiku i ngjarjeve qё shoqёruan evolucionin e tij ka ngjyresa tё shumta, disa herё tё dallueshme prej studiuesve dhe shpeshherё, faktet gёlojnё, por ende mbeten nё errёsirё, duke pritur tё ndriçohen. Disa tipare si bipedalizmi ose tё ecurit drejt mbi dy kёmbё evoluan herёt, ndёrsa zmadhimi i trurit ndodhi relativisht vonё. Bipedalizimi u shfaq ndёr paraardhёsit tanё 7.2 milionё vite mё parё. Qё prej asaj kohё, klada e njeriut pёsoi ndryshime thelbёsore anatomike dhe nё sjellje, ndryshime qё kanё lёnё gjurmёt e tyre nё njeriun e sotёm.

Nё Marok u zbuluan pjesёza fosilesh tё cilat i pёrkisnin Homo sapiens-it dhe datonin mё shumё se 300 mijё vite mё parё. Ky zbulim befasues hodhi dritё mbi dy fakte tё pranuara deri vonё prej antropologёve. Sё pari, prej datimit tё fosileve tё gjetura mё parё rezultoi se njeriu kishte njё origjinё 200 mijё vjeçare. Sё dyti, Etiopia pranohej si djepi i origjinёs sё njeriut pasi fosilet mё tё vjetra tё tij ishin gjetur aty. Por ky zbulimi provoi se Homo sapiens kishte evoluar paralelisht nё disa rajone tё Afrikёs.

Ndёrkaq nё Kenia, nё Afrikёn Lindore, u gjetёn vegla pune prej guri qё ishin pёrdorur prej Homo Sapiens. Ato datonin rreth 320 mijё vite mё parё. Rёndёsia e tyre qёndron nё faktin se ato janё dёshmi e njё teknike tё re vegёlbёrjeje, shprehje e zhvillimit tё mёtejshёm konjitiv tё njeriut. Gjithashtu, obsidiani, njё lloj guri pёrbёrёs i tyre, gjendej rreth 95 km larg nga vendgjetja e tyre fillestare. Jetesa nomade ose lёvizja e vazhdueshme drejt vendeve me resurse si dhe bashkёveprimet sociale ishin karakteristikё e Homo sapiens.

Pёrpos gurit obsidian ishte dhe gjetja e pigmentit ngjyrosёs nё disa gurё tё tjerё. Ngjyrosja e qёllimshme e tyre ёshtё dёshmi e komunikimit simbolik, pёrdorur prej kёtij grupi social pёr tё ruajtur dhe zhvilluar marrёdhёniet sociale me grupet e tjera. Megjithё kёto, aftёsia pёr tё menduar simbolikisht ёshtё shfaqur mё herёt, tek kushёrinjtё tanё, Neandertalёt. Kjo tregohet nё tё dhёnat e pёrftuara nga studimi i shpellave prehistorike nё Spanjё, ku rezultoi se Neandertalёt kishin vizatuar muret e shpellave pёrpara se Homo sapiens tё popullonte Evropёn. Vizatimet e tyre ishin nё formё pikash, kutish dhe formash gjeometrike tё kafshёve.

Neandertalёt janё kushёrinjtё tanё mё tё afёrt gjenetikё dhe kanё njё origjinё rreth 500 mijё vjeçare. Ata kanё pasur sjellje tё ngjashme me ne dhe nё njёfarё mёnyre, silleshin si ne. Neandertalёt prodhuan dhe pёrdorёn vegla pune, praktikonin rite varrimi dhe kujdeseshin pёr tё vegjlit e tyre deri nё 2 vjet e gjysmë, ashtu si kujdesi prindёror qё haset nё individёt qё jetojnё nё shoqёritё e sotme paraindustriale. Ata u zhdukёn rreth 40 mijё vite mё parё, nё kohёn kur njeriu i sotёm pushtoi Evropёn. Pёrpara kёsaj kohe, Neandertalёt dhe Denisovianёt, dy lloje tё mёveçёm por tё afёrt me ne, popullonin Evropёn dhe u kryqёzuan mes tyre tyre rreth 90 mijё vite mё parё. Kёshtu, prej analizës së njё fragmenti kockor tё njё vajze 13 vjeçare e cila u quajt “Deni” u arrit nё pёrfundimin se ajo ishte vajza e njё nёne Neandertali dhe babai Denisovian. Deni ёshtё hominini i parё hibrid.

Arsyet e zhdukjes sё dy homininёve mbeten ende tё panjohura. Mbase lindja e gjuhёs ka luajtur rol. Lindja e saj rreth 70 mijё vite mё parё, e ndihmoi njeriun tё pёrsosё pёrshtatjet e tij kulturore dhe nё sajё tё komunikimit simbolik, tё pёrmirёsojё aftёsinё pёr tё mёsuar. Nё kёtё kuptim, pёrveç bipedalizmit ajo qё e veçon njeriun prej organizmave tё tjerё ёshtё aftёsia e tij pёr tё mёsuar me anё tё gjuhёs simbolike.

Megjithёse evolucioni i gjuhёs pёrfshin ndryshime nё nivel neuronesh mё shumё se ndryshime nё anatominё qё mundёson tё folurёn, ende ka pikёpyetje mbi kohёn e shfaqjes sё saj dhe pёr mё tepёr, tё dobisё sё saj gjatё evolucionit tё njeriut. Zbulime tё reja emocionuese priten.