Nё kushtet e krizёs klimatike, fitorja e tё gjelbёrve nё Parlamentin Europian dhe politikat e hartuara prej tyre mund tё pёrmirёsojnё jetёn e gjithёsecilit.
Ndryshimet klimatike nё kёto dy vitet e fundit janё vendosur nё qendёr tё debatit politik. Nё zgjedhjet e mbajtura kёto ditё për Parlamentin Europian, partitë e gjelbra parashikohet të marrin deri 71 vende, nga 50 qё kishin pas zgjedhjeve tё vitit 2014.
Nё vazhdёn e protestave, mosbindjes civile dhe marshimeve pёr mjedisin anekёnd Europёs por dhe mё gjerё, përkrahja pёr partitё e gjelbra ёshtё rritur. Tё gjelbrit nё Gjermani dhe Finlandё dolёn nё vendin e dytё, nё vendin e tretё nё Francё dhe dyfishuan vendet nё parlament nё Angli dhe Uells. Pёr herё tё parё, tё gjelbrit nё Portugali fituan njё vend nё Parlamentin Europian.
Votuesit e gjelbёr janё mё sё shumti nё moshё tё re. Kёrkesat e tyre tё pёrsёritura pёr marrjen e masave nё dobi tё mjedisit nuk u pёrfillёn prej establishmentit. Kёshtu ata, u shprehёn nё kutinё e votimit.
Pёrtej oqeanit, dallgёt kanё trazuar dhe ujrat e politikёs amerikane, ku shpёrfaqet mosbesimi ndaj krizёs klimatike dhe konsensusit shkencor pёr tё.
Pakti i Ri i Gjelbёr i propozuar prej demokratёve e vendos mjedisin nё qendёr tё debatit politik. Lejtmotivi kryesor i Paktit ёshtё zvogёlimi i pabarazive ekonomike dhe zgjidhja e krizёs sё ndryshimeve klimatike. Pakti i bёn jehonё nevojёs sё transformimit tё ekonomisё amerikane drejt njё ekonomie tё qёndrueshme, nё dobi tё mjedisit dhe tё rritjes sё mirёqёnies sё qytetarёve. Kjo mund tё arrihet nёpёrmjet marrjes sё masave drastike pёr reduktimin e emёtimit tё gazeve serё, duke i dhёnё pёrparёsi energjisё sё riciklueshme.
Politikat e gjelbra synojnё uljen e emёtimit tё karbonit nё mёnyrё qё tё shmanget frekuenca gjithnjё e nё rritje e thatёsirave, pёrmbytjeve, pabarazive ekonomike dhe emigrimit tё miliona njerёzve. Masat pёrmes hartimit dhe zbatimit tё politikave tё gjelbra kanё nevojё tё marrin jetё nё kushtet e krizёs klimatike dhe pasojave tё saj.
Nё ndryshim nga pesё zhdukjet qё kanё shoqёruar Jetёn nё Tokё, sot ёshtё njeriu ai qё ka krijuar kushtet pёr ndodhjen e mundshme tё njё katastrofe tё gjashtё mjedisore.
Humbja e biodiversitetit dhe shkatёrrimi i ekosistemeve po ndodh. Megjithё paralajmёrimet e shkencёtarёve vit pas viti, deri mё tani, rreth 1 milionё lloje rrezikojnё tё zhduken. Shkalla e zhdukjes sё tyre ёshtё e lartё dhe shpejtёsia me tё cilёn apo zhduken sa vjen e rritet. Mirёqёnia, shёndeti i gjithёsecilit si dhe siguria ushqimore janё nё rrezik.
Me pёrfaqёsimin nё rritje tё tё gjelbёrve nё Parlamentin Europian, zgjidhja e krizёs klimatike pёrmes zbatimit tё politikave nё dobi tё ruajtjes sё mjedisit, me shumё gjasё, do tё mund tё realizohet.