Blog13 Jun 2018

Ekspozita tregon dhimbjen dhe gëzimin e emigrimit

Sende personale që i përkasin emigrantëve që kanë ardhur nga Bullgaria, Maqedonia, Serbia, Greqia, Hungaria dhe Republika Çeke do të ekspozohen për të hedhur dritë mbi eksperiencat personale të emigrimit. 

Autor: Martin Dimitrov BIRN Sofje
Printo

Dega bullgare e projektit Outcast Europe nisi të hënën në Sofje një ekspozitë të quajtur “89 shtigjet e emigrimit”, duke ekspozuar sende të ndryshme personale duke filluar nga çanta dhe valixhe te libra, gazeta, fotografi dhe vepra arti që u përkasin njerëzve që kanë emigruar në një pikë të jetës së tyre.

Këto sende personale vijnë me një histori me atë që pronari i tyre i lidh ata dhe me arsyen pse ata janë të rëndësishëm në jetën e tyre jashtë vendit.

“Ka një element të fortë personal në ndarjen e historive të patreguara dhe ekspozimin e objekteve me vlerë të madhe emocionale. Kjo i afron vizitorët dhe tregtarët më pranë njëri-tjetrit, përgjatë kufijve të frikës, urrejtjes dhe paragjykimit,” tha për BIRN koordinatori i projektit Dimitar Dimitrov.

Dimitrov tha se ekspozita e Sofjes përmban objekte dhe fotografi të bullgarëve jashtë vendit, bullgarëve që janë kthyer në shtëpi pas vitesh të tëra të kaluara jashtë vendit dhe ndërkombëtarësh që jetojnë në Bullgari, përfshirë refugjatët dhe azilkërkuesit.

Ekspozitat do të ngrihen edhe në Greqi, Serbi, Maqedoni, Republikën Çeke dhe Hungari me mbështetjen e programit të BE-së “Europa për Qytetarët”, i cili synon të nxjerrë në pah historinë dhe diversitetin e bllokut.

Ekspozita përfundimtare në Greqi në shtator do të përmbajë objekte nga të pesë ekspozitat e tjera të mëparshme.

E gjithë përmbajtja do të ngarkohet si një katalog digjital dhe do të jetë i arritshëm pas 20 qershorit në faqen e internetit të Outcast Europe.

Tzveta Dryanovska i dërgoi lodra nga e gjithë Europa dhe Shtetet e Bashkuara prindërve të saj që ato t’i kujtonin atyre bijën e tyre gjatë tetë viteve që ajo qëndroi jashtë vendit. Foto: BIRN.

Një valixhe e vjetër që i përket Kalina Drenskës, e cila jeton në Berlin dhe ka udhëtuar shumë herë, e vetme dhe me babanë e saj, midis Sofjes dhe kryeqytetit gjerman. Foto: BIRN.

Disa njerëz ofruan sendet e tyre më të çmuara në ekspozitë, përfshirë mësuesja Evgenii Dimitrov dhe Tomislav Rashkov. Foto: BIRN.

Vepra arti, postera dhe shumë fotografi personale u bënë pjesë e ekspozitës në Sofje. Foto: BIRN.

Ëmbëlsira dhe ikona – gjëra të ndryshme që i kujtojnë njerëzve shtëpinë. Foto: BIRN.

Emigrantët erdhën në Bullgari ekspozuan kostumet e tyre tradicionale së bashku me veshjet popullore nga vetë Bullgaria. Foto: BIRN.

Një çadër e dhuruar nga një vullnetar i huaj një azilkërkuesi që jetonte në një kamp refugjatësh pranë Sofjes. Foto: BIRN.