Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan i premtoi kryeministrit shqiptar Edi Rama ndërtimin e një spitali në Fier para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, të plotësuar me pajisje dhe me staf mjekësor nga Turqia.
Presidenti i Turqisë Erdogan dhe kryeministri shqiptar Edi Rama njoftuan të mërkurën në një konferencë të përbashkët për shtyp se Turqia ka rënë dakord të ndërtojë një spital rajonal në Shqipëri brenda tre muajve, nën kushte kontraktuale që nuk u bënë të ditura.
Sipas Erdogan, spitali do të jetë gati brenda datës 7 prill dhe se stafi mjekësor do të furnizohet nga Ministria e Shëndetësisë e Turqisë për të trajnuar mjekët dhe infermierët vendës.
Rama shprehu skepticizmin e tij për afatin e shkurtër të premtuar nga Erdogan ndërsa ky i fundit iu përgjigj se spitalin do ta ketë gati për zgjedhjet e ardhshme parlamentare (të planifikuara për 25 prill) dhe argumentoi se Turqia ka eksperiencë në ndërtimin e spitaleve në kushte urgjente.
Erdogan theksoi gjithashtu se sipas tij, Turqia dhe Shqipëria kanë rënë dakord se organizata Feto “përbën kërcënim për të dyja vendet.”
“Nuk do të lejojmë që FETO të helmojë marrëdhëniet mes dy vendeve tona,” deklaroi Erdogan.