Duke argumentuar se presidenti i ri amerikan Donald Trump po qeveris symbyllur dhe në mënyrë joreale, Jeffrey D. Sachs thotë se bota nuk do ta lejojë urdhrin ekzekutiv të Trump të përkeqësojë ngrohjen globale.
Legjenda thotë se mbreti Kanut i mori personat e tij të afërt dhe i çoi në oqean për t’i treguar se edhe një mbret nuk mund të komandojë valët e tij, se ligjet e natyrës janë më të fuqishme sesa urdhrat e njerëzve. Sa keq për Donald Trump, i cili beson se urdhrat e tij ekzekutivë mund të sprapsin valët.
Trump është i rrethuar nga miqtë më tepër sesa nga të besuarit e tij dhe ata dhe mbreti i tyre budalla dhe injorant besojnë se duke e mohuar ndryshimin klimatik ata kthejnë pasurinë dhe lavdinë e qymyrit, naftës dhe gazit. Ata gabohen. Lakmia nuk do ta përmbysë ndryshimin klimatik të shkaktuar nga njeriu dhe urdhrat ekzekutivë të Trump nuk do të ndalojnë procesin global të nxjerrjes nga loja të qymyrit, naftës dhe gazit në favor të burimeve energjetike të erës, diellit, ujit, bërthamore, gjeotermike dhe burime të tjera energjetike me karbon të ulët.
Në më pak se 100 ditë, kemi mësuar se Trump është një burrë që jeton në një botë imagjinare. Ai lëshon dekrete, leh urdhra, publikon postime në mesnatë, por pa dobi. Faktet – ato të vërtetat – jo ato “alternativet” e tij – vazhdojnë të shfaqen. Ka fizikë; ka ligje, ka gjykata; procedura dhe ka votues, vetëm 36% e miratojnë performancën në punë të Trump. Është edhe Kina, që fiton nga ana teknologjike dhe diplomatike nga çdo lëvizje vetëmbrojtje nga presidenti i paaftë i SHBA.
Fantazia më e fundit përfshin ndryshimin klimatik. Trump ka lëshuar urdhra ekzekutivë ku ai pretendon se do të rrëzojë politikat klimatike të ish-presidentit Barack Obama. Urdhrat e tij do të shfuqizojnë rregullat e Plantit të Energjisë së Pastër të Agjencisë Amerikane të Mbrojtjes Mjedisore; do të përmbysin standardet për të kontrolluar çlirimin e metanit nga prodhimi dhe shërndarja e naftës dhe gazit; dhe do t’i japin fund përdorimit rregullator të një “kostoje sociale të karbonit”, prezantuar nga EPA për të kalibruar vlerën në dollarë të dëmit klimatik të shkaktuar nga çlirimi i një toni të dyoksidit të karbonit.
Sipas Trump, këto janë masa që do të krijojnë vende të reja pune në sektorin e qymyrit, do të arrijnë “pavarësinë energjetike” të SHBA dhe do të nxisin zhvillimin ekonomik. Përveç kësaj, Trump së fundmi autorizoi ndërtimin e tubacionit Këystone XL nga Alberta, Kanada në shtetin e SHBA të Nebraskës, me synimin e lidhjes së puseve të naftës së Kanadasë me rafineritë e SHBA-së. Obama e refuzoi projektin me arsyen se do të përkeqësonte ngrohjen globale.
Motivi i Trump për ta përmbysur vendimin e Obamës ishte për t’i shërbyer interesave ekonomike të qymyrit, naftës dhe gazit në SHBA, industri që ofrojnë financim fushatash dhe mbështetje mediatike për republikanët në Kongres dhe në qeveritë shtetërore në vend. Shkurt, ky është korrupsion politik: politikat qeveritare në këmbim të fondeve të fushatave.
ExxonMobil, Chevron, Dhoma Amerikane e Tregtisë dhe Koch janë aktorë madhorë dhe thuajse të gjithë anëtarët republikanë në Kongres janë të përfshirë në këtë sjellje të turpshme. Ata janë përgatitur të ngjajnë si budallenj përpara publikut – duke mohuar shkencën klimatike dhe ngrohjen globale – për sa kohë sjell para. Nëse është apo jo Trump mjaftueshëm budalla për të besuar atë që ai thotë, ai e di që urdhrat e tij ekzekutivë luajnë në favor të pushtetit të republikanëve.
Por, ashtu si me shumë vendime të Trump, ka më shumë të lehura se kafshime, më shumë kapardisje se realitet. Së pari, Trump nuk mund t’i ndalojë valët apo ngritjen e nivelit të oqeanit në rastin e ngrohjes globale. Shkenca është e vërtetë, edhe nëse Trump është i lumtur të tregojë injorancën e tij shkencore.
Së dyti, bota e di që është e vërtetë. Çdo shtet anëtar i OKB e nënshkroi marrëveshjen klimatike të Parisit në 2015. Planeti sapo ka përjetuar tre vitet më të ngrohta të regjistruara ndonjëherë. Oqeanet po ngrohen gramatikisht (duke dëmtuar 93% të koralit australian ndërkohë). Cinizmi i Trumo dhe injoranca e tij nuk do të ndryshojnë mendje dhe nuk do të tërheqë pasues në shkallë globale.
Për më tepër, veprimet e Trump nuk do të sfidohen në gjykatë dhe ai do të humbasë. Ai do të acarojë disa votues në Virxhinian Perëndimore dhe do të marrë vlerësime nga Koch Industries. Por nuk do të mundet ta përmbysë rregullimin e EPA për çlirimet e CO2.
Ato standarde janë të mbrojtura nga Akti i Ajrit të Pastër dhe Trumpit i mungojnë votat në Kongres – goxha vota – për të ndryshuar legjislacionin. Dhe votuesit amerikanë, në shkallë të gjerë, favorizojnë një kalim nga karburantet fosile në energji të rinovueshme. Edhe me politikën e korruptuar të Amerikës, pikëpamja e votuesve ende ka rëndësi.
Trumpi nuk do të mund ta ringjallë sektorin në grahmën e fundit të qymyrit. Qymyri ka gjithçka kundër këto kohë. Ai shkakton sëmundje te minatorët dhe te publiku që jeton pranë impianteve të energjisë të nxjerrë nga qymyri. Ai çliron më shumë CO2 për njësi energjie sesa nafta dhe gazi dhe ai e – të gjitha karburantet fosile – do të konkurrohen nga energjia e erës, diellit, ujit dhe burimet energjetike pa karbon.
Sa për vendet e punës, miniera po bëhet aq e automatizuar saqë i gjithë sektori punëson pak më shumë se një të dhjetën e mijëra punëtorëve në forcën e punës prej më shumë se 150 milionë. Minierat nuk do të luajnë rol me rëndësi në të ardhmen e trendeve të punësimit në SHBA, me Trumpin apo pa të.
Për të njëjtën arsye, basti im është që tubacioni Keystone XL, që do të kushtojë disa miliarda dollarë, nuk do të ndërtohet kurrë. Bota nuk ka nevojë për tokat me naftë të Kanadasë, duke marrë parasysh nevojën urgjente globale për të kaluar drejt burimeve energjetike pa karbon. Tokat e naftës së Kanadasë janë të shtrenjta për t’u shfrytëzuar, shumë ndotëse dhe larg nga tregu. Pavarësisht miratimit të Trump, investitorët me gjasa do ta refuzojnë tubacionin që mbase falimenton përpara se të dalë në horizont.
Kina, Europa dhe madje rajoni i Gjirit nuk do të lëkundet nga lëvizjet e Trump. Kina është e fokusuar te ulja e çlirimeve të CO2, te pastrimi i ajrit dhe te kthimi në lider të shekullit 21 për teknologjitë e karbonit të ulët. Europa është po ashtu duke shkuar drejt ekonomisë me zero-çlirim karboni. Vendet e Gjirit po japin kapital të madh në energjinë e rinovueshme, veçanërisht në energjinë diellore.
Në fund, ne mund të habitemi nga budallallëku i presidentit të Amerikës dhe korrupsioni i Partisë Republikane në SHBA. Por nuk duhet të besojmë se fantazitë klimatike të Trump do të arrijnë realitetin Global apo do të ndryshojnë zbatimin e marrëveshjes klimatike të Parisit.
Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2017. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. Donald Trump’s Climate Fantasies