Si një gjest dëshpërimi, fermerët boshnjakë dhanë falas produktet e tyre ushqimore te turmat e njerëzve në Sarajevë, duke i kërkuar qeverisë masa për të mbajtur gjallë bujqësinë.
Fermerët boshnjakë dhanë ushqim falas për publikun në Sarajevë të enjten, për të shprehur zemërimin mbi mosveprimin e qeverisë dhe për të tërhequr vëmendjen për problemet e tyre.
Dhëniet falas ishin pjesë e Unionit të Lidhjeve të Bujqësisë në entitetin e Federacion të Bosnjës.
Fermerët thonë se ata po luftojnë për të mbijetuar, se janë të pambështetur nga autoritetet, se pengohen nga një mjedis armiqësor biznesi dhe se janë të rrethuar nga rrjedha e importit të frutave dhe perimeve më të lira nga jashtë shtetit.
“Jam më shumë i trishtuar se i kënaqur. Do të preferoja që këta njerëz t’i blinin këto produkte në supermarkete,” tha Avdo Muslimoviç, nga unioni i fermerëve, duke komentuar mbi pjesëmarrjen masive, veçanërisht nga pensionistët.
“Megjithatë, është më mirë t’i falim këto produkte për ata që kanë nevojë sesa t’i lëmë të shkojnë dëm,” shtoi ai.
Perime si patate, sallatë, kungull dhe qepë u shpërndanë nga një kampion i kuq në cep të një rruge dhe në një park përpara ministrisë së financave.
Protesta e së enjtes nga fermerët e zemëruar ishte vetëm një shembull i thjeshtë i pakënaqësisë në rritje të publikut me situatën ekonomike dhe sociale në përkeqësim.
Shteti boshnjak dhe dy entitetet e vendit kanë dështuar të kryejnë reforma për të cilat ranë më parë dakord me FMN-në si kusht për marrëveshjen e re financiare.
Mulimoviç tha se supermarketet në Bosnje ishin plot produkte të importuara ndërsa autoritetet nuk bëjnë asgjë për të mbështetur prodhimin vendas. Ai tha se fermerët nuk kishin marrë subvencione as vitin e shkuar, as këtë aktual dhe se ata kanë nevojë për para që të vazhdojnë prodhimin.
Lidhja e fermerëve aktualisht vlerëson se anëtarët e tyre kanë nevojë për 60 milionë euro për të vazhduar normën aktuale të prodhimit.