Lajm15 Apr 2020

FMN paralajmëron: Ekonomitë e Ballkanit në rënie prej pandemisë

Ekonomitë në rajon ka gjasa të pësojnë rënie midis 3 dhe 10 për qind si rezultat i pandemisë COVID-19, me Greqinë që do të vuajnë rënien më të madhe, thuhet në raportin e FMN-së.

Autor: Madalin Necsutu BIRN Kishinau
Printo

Selia e Fondit Monetar Ndërkombëtar në Uashington. Foto Kortezi: Javier Ignacio Acuña Ditzel/Flickr

Raporti i fundit i FMN-së për situatën ekonomike globale parashikon tkurrje të ndjeshme në shumicën e ekonomive të Ballkanit, si rezultat i pandemisë.

Duke vlerësuar një tkurrje globale ekonomike prej rreth 3 për qind në vitin 2020, ai paralajmëron se efekti ekonomik i pandemisë COVID-19 do të jetë shumë më i dëmshëm sesa kriza globale ekonomike në vitet 2008-2009. Ai thotë se ekonomia globale duhet të rritet me rreth 5.8 për qind në 2021, megjithatë, ndërkohë që aktiviteti ekonomik rifillon edhe një herë.

Në Europën Juglindore, ai pret që ekonomitë të tkurren midis 3 dhe 10 për qind. Duke iu referuar Moldavisë, ai thotë se ekonomia ka gjasa të tkurret me 3 për qind në vitin 2020 dhe të rritet me rreth 4.1 për qind në vitin 2021. Ai parashikon që inflacioni në Moldavi do të arrijë në rreth 0.5 për qind në vitin 2020, duke u rritur në 6 për qind në 2021.

Parashikimet për vendet fqinje janë më pesimiste. PBB-ja në Rumani ka të ngjarë të bjerë me 5 për qind në vitin 2020, thotë FMN, përpara se të rritet me 3.8 për qind në 2021. Në Ukrainë, pritet që PBB-ja të bjerë me 7.7 për qind në vitin 2020 dhe të rritet me 3.6 për qind në 2021.

Në Ballkanin Perëndimor, ekspertët e FMN-së thonë se PBB-ja në Serbi do të ulet me 3 për qind në vitin 2020 dhe do të rritet me 7.6 për qind në 2021. Në Kroacinë e varur nga turizmi, parashikimi është më i keq. FMN pret një tkurrje prej 9 për qind në ekonominë kroate në vitin 2020 dhe 4.9 për qind rritje në 2021. Pak a shumë e njëjta rënie pritet në Mal të Zi, megjithëse rritja atje në vitin 2021 vlerësohet të jetë në 6.5 për qind.

FMN-ja pret që ekonomia në Kosovë të bjerë me 5 për qind në vitin 2020 dhe të rritet me 7.5 për qind në vitin 2021. Në Maqedoninë e Veriut parashikimi është për një ulje prej 4 për qind në vitin 2020 dhe rritje prej 7 për qind në 2021. Parashikimi flet për një ulje prej 5 për qind të PBB-së në Shqipëri dhe rritje prej 8 për qind në vitin 2021. Bullgaria pritet të ketë një ulje prej 4 për qind të PBB-së në vitin 2020 dhe një rritje prej 6 për qind në vitin 2021.

Për Turqinë, FMN vlerëson një ulje prej 5 për qind të PBB-së në vitin 2020 dhe rritje të së njëjtës vlerë në vitin 2021. Greqia shihet si vendi më i prekur nga rajoni. FMN pret një ulje prej 10 për qind të PBB-së së saj në vitin 2020 para se të ketë një rritje prej 5.1 për qind në vitin 2021.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *