Vetëm 6 kilometra larg qendrës turistike të Voskopojës, por me një rrugë ende të paasfaltuar, edhe banorët e dikurshëm të fshatit vijnë si vizitorë në vendlindje gjatë stinës së verës.
Shipska është një fshat i njësisë administrative Voskopojë, në bashkinë e Korçës, ku kanë mbetur vetëm një grusht familjesh. Megjithatë, banorët e shpërngulur në emigracion në Greqi, të cilët e vizitojnë gjatë verës, ëndërrojnë akoma ta kthejnë në lavdinë e dikurshme.